TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Mars 2026, 19:44

“Minimumi jetik 200 euro”, Berisha ‘hap thesin’: Pagat dhe pensionet 3 herë më të lartë se ato që janë sot

Shkruar nga Pamfleti
“Minimumi jetik 200 euro”, Berisha ‘hap thesin’: Pagat
Kreu demokrat, Sali Berisha, gjatë takimit me ekspertë

Duhet vendosur urgjentisht minimumi jetik 200 euro dhe duhet rritur vit pas viti, sipas dinamikave për të zhdukur varfërinë ekstreme.

Propozimi është bërë nga kreu demokrat, Sali Berisha, gjatë një takimi me ekspertë të ccështjeve sociale, duke prezantuar kështu disa nga pikat e programit që demokratët do të shpalosin për zgjedhjet e ardhshme.

Berisha tha se nuk ka njerëz më të keqtrajtuar, më të shpërfillur se pensionistët shqiptarë, gjë të cilën nuk e meritojnë kurrë këtë.

Për kreun demokrat, në rast se do të respektohej trendi i ndërmarrë në vitet 2005-2013, për rritjen e rrogave dhe pensioneve, ato duhet të ishin sot të paktën tre herë më të mëdha se sa ç’janë.

Në vendet që kanë ndjekur këtë trend, ato janë tre dhe katër herë më të larta se sa ç’ishin në vitin 2013.

Por kjo rritje në Shqipëri ka ndodhur vetëm me rrogat më të larta, kurse rrogat më të ulëta, në qoftë se proporcionohen me inflacionin, nuk janë as dyfishuar. Jo, shumë më pak se dyfishuar.

Pra, kjo është një situatë ku sirenat e urisë bien në të katër anët e vendit dhe këta qeveritarë kanë një përgjigje: në Shqipëri nuk vuan kush për bukë.

Po t’i dëgjosh, kjo është përgjigja e tyre për ata të cilët e ngrysin ditën me 2 euro apo ata të cilët e ngrysin ditën me m pak se 5 euro.

Në të vërtetë, ata janë në varfëri të thellë, kurse të tjerët janë thellësisht të kërcënuar nga varfëria.

Në këto rrethana, PD ka shpallur dhe qëndron për vendosjen e minimumit jetik.

Minimumi jetik është përgjigjja më minimale, më e domosdoshme, më emergjente ndaj kësaj situate të krijuar këto 13 vite.

Vetëm me minimumin jetik, duke garantuar për çdo qytetar të këtij vendi jo më pak se 200 euro, pra një minimum jetik prej 200 eurosh, do mund të krijohet, të ndryshohet situata e dhimbshme në të cilën ndodhemi sot.

Nuk ka asnjë pengesë për vendosjen e minimumit jetik. Dhe minimumi jetik nuk mund të jetë përgjigjja e vetme ndaj kësaj situate.

Minimumi jetik do shoqërohet me një seri masash të tjera sociale, të cilat garantojnë shqiptarët një jetë në minimumin e saj të mjaftueshëm për ushqimin, veshjet, ilaçet, lëvizjen.

Pra, është një përgjigje emergjente, e cila duhet të vendoset sa më parë dhe duhet të njohë dinamikën e vet dhe të rritet vit pas viti, të ndjekë të gjithë treguesit në mënyrë që varfëria ekzistuese të marrë një përgjigje përfundimtare.

Nuk mund të ketë Shqipëria kurrsesi varfëri ekstreme.

Varfëria ekstreme është krim shtetëror sot sepse është e tëra një situatë e pranuar nga qeveria”, tha Berisha.

berisha pensione minimumi jetik

1 Komente

  1. T
    Tony

    Jepu Shqiptareve tokat qe ua more e nuk duan mutrat e genjeshtrave te tua o malok faqezi.

    Lini një Përgjigje