TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Mars 2026, 17:25

Ndërkombëtarët njëzëri kundër Berishës, edhe gjermanët dënojnë dhunën në protestën e PD

Shkruar nga Pamfleti

Ndërkombëtarët njëzëri kundër Berishës, edhe

Janë shtuar zërat ndërkombëtarë që dënojnë dhunën në protestën e djeshme të Demokratike, ku u hodhën bomba molotov dhe fishekzjarre drejtuar “Vilës 31".

Pas reagimit të Ambasadës Franceze dhe Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, një reagim publik ka ardhur edhe nga Ambasada Gjermane.

Në një deklaratë zyrtare, Ambasada Gjermane shprehu mbështetje të plotë për qëndrimin e Delegacionit të BE-së, duke dënuar dhunën e ushtruar gjatë protestave. Ambasada Gjemane thekson se protesta nuk mund të justifikojë dhunën e papranueshme kundër qytetarëve dhe pronës.

“Ambasada Gjermane mbështet fuqimisht deklaratën e delegacionit të BE-së kundrejt dhunës së papranueshme gjatë protestave të fundit. Protesta politike dhe e drejta për të demonstruar nuk mund të justifikojnë kurrë dhunën kundër njerëzve ose pronës. Udhëheqësit politikë duhet të përmbushin përgjegjësinë e tyre për bashkëjetesë paqësore në një demokraci”, thuhet në reagim.

Më herët, Delegacioni i BE-së dhe Ambasada Franceze dënuan aktet e dhunës, duke theksuar rëndësinë e respektimit të ligjit dhe të standardeve demokratike gjatë ushtrimit të së drejtës për protestë.

Protestat e opozitës janë shoqëruar me tensione dhe incidente, për të cilat ka pasur reagime të shumta edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

2 Komente

  1. J
    Jeta

    Ta transformosh ate shtepi bolshevike ne çerdhe artistësh kjo do te thot te glorifikosh krimet monstruoze te komunisteve bolshevik te dirigjuar nga ajo shtepi. Kishte mendon se ua fut Rama shqiptarëve, me stilin dhelparake slavogrek.

    1. X
      Xon antikomunisti

      Asal foleje krimi komunist ju donte vu dinamiti 35 vjet me parë pastaj le te lehte ambasada franke dhe e BE bashkë....janë këta qe mbajnë kete junte ne pushtet. Si ka thonë I madhi Fishta: kurrë mos ju ndafte zjarri.....

      Lini një Përgjigje