TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Maj 2025, 09:45

Ndeshja në Tiranë, Vuçiç ultimatum trajnerit të Serbisë: Shko në Shqipëri dhe mposhti ata! (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Ndeshja në Tiranë, Vuçiç ultimatum trajnerit të
Aleksandar Vuçiç

Gjatë një tubimi të partisë së tij në Nish, presidenti serb Aleksandar Vuçiç iu drejtua nga skena trajnerit të ekipit kombëtar serb të futbollit, Dragan Stojkoviç Piksi, duke e falënderuar që nuk e fshehu mbështetjen e tij, ndryshe nga shumë të tjerë.

“Shumë njerëz nga Nishi harrojnë se çfarë është bërë. E pashë pak më parë dhe tani e shoh që është këtu, ju lutem duartrokitni fort trajnerin serb Dragan Stojkoviç Piksi, një legjendë e Nishit, i cili nuk u fsheh si shumë të tjerë dhe erdhi të jetë me ne sonte. Në qershor ose korrik do të luani atje kundër Shqipërisë, shkoni për t’i mposhtur ata”, tha Vuçiç nga skena.

Gjatë asaj kohe, Stojkoviç i buzëqeshi dhe përtypi çamçakëz, ndërsa kamerat ishin të drejtuara nga ai.

Kujtojmë që pak ditë më parë Vuçiç mori pjesë në samitin e Tiranës, ku u ul në tryezë me liderët e Europës dhe u prit nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Deklarata e Presidentit vjen pikërisht në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi, që do të zhvillohet më 7 qershor, një përballje gjithmonë e ndjeshme për shkak të historisë.

ndeshja në tiranë dragan stojkoviç vuçiç

Lini një Përgjigje