
Kandidati i Koalicionit PD-ASHM në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi pas numërimit të votave të diasporës rezulton më i votuari i së djathtës me 421 vota.
Teksa falënderon mbështetësit, Maliqi vlerëson se kjo është votë me zemër, pa imponim dhe pa vajtur asnjëherë jashtë vendit.
“Diasporë mirënjohje e thellë! I pari. Kjo është votë me zemër, pa imponim, pa vajtur asnjëherë jashtë vendit.
Kjo është votë pa ndikim, pa orientim, por e drejtpërdrejtë.
Përulem para jush me zemër! Së bashku do ja dalim, me besim në Zot! Ju faleminderit!”, shkruan ai në “Facebook”.

Lini një Përgjigje