
Partia e Lirisë kërkon rinumërimin e votave të 11 majit. Përmes një kërkese depozituar në KQZ që mban firmën e Tedi Blushit, Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, kërkohet rinumërimi i votave në Bashkinë e Kavajës, Qarku Tiranë.
Në kërkesën zyrtare, Blushi thekson se duhet të rinumërohen të gjithë fletët e votimit në Bashkinë Kavajë, ku përfshihet edhe Golemi, Synej, Helmas dhe Luz i Vogël, pasi ka dyshime të arsyeshme për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave.
“Kërkesa jonë në funksion të transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar”, theksoi Blushi.
Kjo është kërkesa e parë që një parti opozitare kërkon rinumërim votash, ndërkohë që demokratët e Sali Berishës ka deklaruar se do të ndjekë hap pas hapi të gjithë procesin, pasi tani po ushtrojnë fazën e ankimimeve për mosnjohje rezultatesh.
Deri më tani, PD e Berishës nuk ka kërkuar hapje kutish në asnjë zonë, edhe pse disa herë në deklarata publike është shprehur se do të synohet transparencë totale për 11 majin, ndërsa ka paralajmëruar mosnjohjen e rezultatit.

Lini një Përgjigje