Këto miliona do jenë në dorë të Endri Fugës, Drejtori i Agjencisë për Media e Informim i cili para 1 jave bëri sikur dha dorëheqjen; si dhe të Ëngjëll Agaçit, Sekretar i Kryeministrisë e Drejtues i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë Civile, të cilët do t’ia dhurojnë sahan-lëpirësve të Bablokut
Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar Ministren e Financa- Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, të sajojë një fond me vlerë 4 milionë Euro, për t’ia akorduar nga 2 milionë Euro, dy strukturave qeveritare: Agjencisë për Media e Informim dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë Civile.
Këto, do akordohen si gjoja financim aktiviteti për sensibilizim publik me propagandë gjatë fushatës elektorale dhe ditën e zgjedhjeve më 14 maj, me objekt këshillimin e qytetarëve për pjesëmarrje, kulturë e qetësi në qendrat e votimit.
Sipas një informacioni konfidencial nga Ministria e Financave, 2 milionë Euro do t’i jepen televizioneve, gazetave e portaleve qeveritare, që do përzgjedhë Endri Fuga, Drejtori i Agjencisë për Media e Informim, i cili para 1 jave bëri sikur dha dorëheqjen.
Ndërsa 2 milionë Euro, do t’i jepen OJF-ve qeveritare që do përzgjedh Ëngjëll Agaçi, Sekretar i Kryeministrisë dhe Drejtues i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë Civile e Bordi Mbikëqyrës, që përbëhet nga zyrtarë të Lartë të ministrive e deputetë të PS.
OJF-të do bëjnë propagandë në rrjetet sociale e media me emisione, ndërsa televizionet do t’u bëjnë thirrje të llojit “Edukatë morale” qytetarëve, për t’u sjellë mirë gjatë fushatës e ditës së votimeve, si dhe biseda në studio me agjitatorët që do autorizojë Babloku.
Gjithçka do jetë formale, për të justifikuar 4 milionë Euro, që në fakt është një nga marifetet, se si taksat e shqiptarëve vidhen dhe u dhurohen sahan- lëpirësve të pushtetit, duke shfrytëzuar procesin zgjedhor.
Sepse shqiptarët, dinë si të komunikojnë e të sillen në qendra votimi, pa pasur nevojë t’i “edukojnë” ata që marrin thasët me miliona nga qeveria, përveç rasteve kur në qendrat e votimit, u falsifikohen e vidhen votat nga komisionerët dhe “të fortët” e partive.
Një javë më parë, të njëjtën vjedhje bëri Ilirjan Celibashi i KQZ, duke i paguar një mikut grek të mafiozit Janis Karathano të ilaçeve e laboratorëve mjekësor, 280 milionë lekë për të mësuar shqiptarët si të votojnë me 14 maj./Pamfleti
Lini një Përgjigje