Politike22 Shkurt 2024, 22:44

‘Nesër Berisha ju sjell Argitën pa pyetur njeri’, Bushati debat me Bardhin për fraksionet

Shkruar nga Pamfleti

‘Nesër Berisha ju sjell Argitën pa pyetur njeri’, Bushati

Analisti Andi Bushati u shpreh në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV kundër vendimit të grupit të udhëhequr nga Gazment Bardhi për të hequr dorë nga fraksioni në PD dhe për t’u bashkuar pa kushte me grupin e drejtuar nga Sali Berisha. Por Bardhi tha se ata janë bashkuar në diversitet dhe e thonë mendimin e tyre lirshëm pas asnjë problem Brenda opozitës së drejtuar nga Berisha.

Andi Bushati: Berisha, pa Bashën, pa Bardhin, e provoi me gjysëm milioni vota që janë pak për një opozitë. Problemi është se, unë nuk jam fare dakord që t’ua vëmë fare në pullë këtyre amerikanëve, por ka një pjesë të elektoratit të djathtë që e ka qejf t’I biesh fyellit dhe në këtë vrimë. Pra, pse ai fraksioni që z. Bardhi tha se hoqëm dorë, duhet? Duhej afruar një fluks në PD siç thanë në fillim që për ne është problem që kemi një non grata në krye të partisë, që Sali berishën me non grata ta çojmë për kryeministër. Ore jemi kundër kulturës berishiste. Ka ptur një grup të vogël PD-ja që janë qenë pd-istë, por jo berishistë. Jo vetëm do të garantonit vendet dhe postet tuaja, por do të garantonit edhe një frymë përtej këtij gjysëm milioni që e votuan Berishën në maj. Dhe një pd-ist joberishist do të kishte vend. Frika juaj për t’u bashkuar, se Berisha ka forcë elektorale, është lideri historic, është makineri që ka bluar çdo lloj mishi Brenda asaj structure. Frika është që ju të absorboheni nga berishizmi, pa e patur këtë garanci, një levë.

Gazment Bardhi: Kjo në gjykimin tim do të vlente nëse mënyra se si funksionojnë partitë  do të kishte një marrëveshje fraksioni. Ne jemi bashkuar në diversitet, quaje po të duash edhe fraksion, quaje si të duash.

Andi Bushati: Fraksion me garanci institucionale, s’ka kemi dhënë besën.

Gazment Bardhi: Besë është edhe fraksioni. Ai qëndron te mendimi ndryshe. Do të ishte mendimi i një pakice dhe nuk do të ndikonte vendmmarrjen. Vlera e vetme që ka fraksioni është mundësia që ka një grup Brenda partisë për të thënë lirshëm mendimin, qëndrimin, siç jam për non gratën e Berishës dhe kam krejtësisht lirinë për ta thënë këtë publikisht në institucionet e partisë dhe do të vazhdoj ta them edhe kur ta kem z. Berisha në krah.

Kjo është respektuar dhe do të respektohet.

Andi Bushati: Jo për karriken tuaj, por për fluksin pra për diçka më shumë se ai gjysmë milioni votues opozitarë që ata janë berishistë. Puna është si do të afrosh njerëz më tepër   

Nëse Sali Berisha nesër lëshon një fishkëllimë me anëtar një votë, kryetare keni Argita Malltezin, ju sjell Argitën pa pyetur njeri. Berisha do të thotë votoni atje. Nëse do mund të mos e bëjë. Nëse do kur të bëjë listat e deputetëve Berisha ta shkrin gjithë grupin që u afrua atje se thotë: shkoni votoni te anëtarësia. Dhe nga 20 dilni 3. Unë mendoj se është edhe në të mirë të Berishës që t’u japë ju edhe fuqi institucuonale si minorancë e fortë, e artikuluar dhe me garanci që do të ketë jetë reale në këtë parti.