Politike22 Shkurt 2024, 21:50

E pranoni Berishën për kryeministër? Gazment Bardhi tregon se kush do të jetë kandidati i opozitës në zgjedhjet e ardhshme!

Shkruar nga Pamfleti

E pranoni Berishën për kryeministër? Gazment Bardhi tregon se

Deputeti i demokrat, Gazment Bardhi thotë se PD ende nuk ka një vendim se kush do të jetë kandidati për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

I pyetur për këtë çështje në emisionin "Të Paekspozuarit", Bardhi tha se duhet kohë që të merret ky vendim, se cili do të jetë ekipi për zgjedhjet.

Kohët e fundit janë shtuar thirrjet, që PD të ketë një kandidat për kryeministër, që nuk është Berisha, për shkak të shpalljes non grata dhe arrestit shtëpiak ku gjendet.

Pjesë nga biseda në studio:

Ylli Rakipi: A e pranoni Sali Berishën për kryeministër? E gjithë dilema është këtu.

Gazment Bardhi: Interesi i të gjithëve është fitorja e PD. Nuk kemi hyrë në detaje se kush do të jetë ekipi me të cilin do ti drejtohemi zgjedhjeve.

Ylli Rakipi: Pra nuk keni përgjigje.

Gazment Bardhi: Do të na jepni më shumë kohë.

Ylli Rakipi: Ore ti Gazi, se ti ke kontribut te bashkimi. Ti je i qartë, që duhet apo jo doktori kandidat për kryeministër?

Gazment Bardhi: Të gjithë do të punojmë për një projekt fitues të Partisë Demokratike, që kërkon ekipin dhe alternativën.

Ylli Rakipi: Se ky është një vend i çuditshëm, gëlojën këto gjëra. Te Fevizu përshembull tha Batoni, të zgjidhet Samir Mane si Trump-i në Amerikë. Ti e pranon Zamon?

Gazment Bardhi: Ditën kur Baton Haxhiu të caktojë kandidatin e PD për kryeministër, ne duhet të shkojmë në shtëpi.

bardhi