Politike22 Shkurt 2024, 22:14

Debati për amnistinë penale, Ulsi Manja jep shifrën e personave që përfitojnë!

Shkruar nga Pamfleti

Debati për amnistinë penale, Ulsi Manja jep shifrën e personave

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dhënë disa shifra mbi kategoritë e të dënuarve që përfitojnë nga projektligji i amnistisë penale.

Me anë të një prononcimi për “Repot Tv”, Manja tha se nëse projektligji miratohet, do të përfitojnë 400 të dënuar të cilët lirohen menjëherë, 1120 të dënuar përfitojnë ulje dënimi, 1 vit për burrat dhe 1 vit e gjysmë për gratë gjithashtu përfitojnë edhe 2500 persona që janë në shërbim prove.

Kemi shifra të sakta mbi ata që përfitojnë. Nëse ky draftligj amnistie votohet përfitojnë rreth 400 persona të dënuar nga gjykata e juridiksionit të përgjithshëm dhe përfitojnë zbritje të dënimit 1120 persona ndërsa rreth 11 mijë persona që janë në shërbim prove, kategori përfituese nga kjo amnisti do jenë 2500 persona”, tha Manja.

manja