TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Mars 2023, 15:00

Nesër mocion me debat me Ramën, Berisha mobilizon deputetët: T’i përplasim faktet në fytyrë

Shkruar nga Pamfleti

Nesër mocion me debat me Ramën, Berisha mobilizon deputetët:

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka kërkuar mobilizim nga deputetët për seancën e nesërme parlamentare. Kuvendi do të mbajë një mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për skandalin “McGonigal” dhe Berisha ka paralajmëruar një seancë mjaft intensive.

"Unë kam bindjen se nesër në parlament, atij do t’i numërohen në sy një për një, e gjithë veprimtaria supermafioze me akte të veçanta që ka kryer me një tradhtar të kombit amerikan, të cilit i ishin besuar detyrat më të larta në fushën sensitive të sigurisë së SHBA dhe shqiptarët duhet të njihen me të gjitha aspektet, duhet të njihen me qindra e qindra denoncime të medieve amerikane, evropiane e botërore në të cilat dilnin tre personazhe të zeza, Oleg Deripaska në njërën anë, McGonigal- tradhtar i SHBA në anën tjetër dhe Edi Rama, supermafioz, që e kontrakton atë si vrasës me pagesë të opozitës shqiptare dhe që shndërron Tiranën në epiqendër të gjobave që McGonigal dhe klani i Ramës, Duçka dhe Neza, prisnin ndaj biznesmenëve shqiptarë”, tha ai gjatë mblehdjes së grupit parlamentar

Sipas Berishës, dDebati i nesërm ka një interes të jashtëzakonshëm kombëtar dhe ndërkombëtar, ndaj dhe ne do të bëjmë gjithçka që ta pasurojmë me çdo element të Edi Ramës dhe McGonigalit në Shqipëri.

Duhet të hetojmë për fitimet direkte të këtij grupi mafioz, me veprimtarinë e tyre mafioze në Tiranë. Duhet hetuar listat e përpiluara dhe shpërndara në të cilat dalin qartë emrat e Edi Ramës, Lulzim Bashës etj. Pra afera është e pashembullt, kalon nga afera e lobimit për asgjësimin e opozitës, tek lobimi kundër kompanive ruse, për kompani të tjera po ruse. Se njerëzit kujtojnë se kur dëgjojnë se ai kërkoi që të mos i jipej Yurimex apo si quhej kompania austriake, në pamje të parë austriake sepse ishte Gazprom i Beogradit dhe Vjenës, në një kohë kur lobimi u bë për një kompani tjetër me aksionerë Duçkën, Nezën etj., që rridhte direkt nga Gazprom dhe ndofta, nuk mund të them, me investime edhe të Deripaskës”, tha ai.

Berisha deklaroi se është shumë e rëndësishme që shqiptarët të mësojnë nesër të vërtetën.

berisha pd mcgonigal

Lini një Përgjigje