TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Mars 2026, 09:30

Nga ish-anëtarët e Vetting në ato të KLP/ Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, 7 kandidatë për garë

Shkruar nga Pamfleti
Nga ish-anëtarët e Vetting në ato të KLP/ Komisioneri
Kuvendi

Të paktën 7 kandidatë kanë paraqitur dokumentacionin brenda afatit ligjor në Kuvend për garën e çelur për postin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ajo që tërheq vëmendjen nga lista e kandidatëve janë emrat që kanë mbajtur pozicione në komisionet e Vetting apo në KLP. 

Referuar raportimeve interes për këtë pozicion kanë shprehur Alfred Balla, ish-kryetar i KLP-së, mandati i të cilit u ndërpre pasi nuk kaloi Vetting, por edhe Genta Tafaj Bundo, ish-komisioneve e Vetting. Gjithashtu si kandidate është edhe Roeta Ivanova, ish-punonjëse në trupën e Vetting. Por garës i janë bashkuar edhe dy ish-drejtueset e Agjencisë Kombëtare për Diasporën, Sonila Hysi dhe Ermonela Xhafaj.

Dy emrat e tjerë që kanë paraqitur dokumentacionin nga Brunilda Menella dhe Brikena Luti, që plotësojnë kështu edhe 7 kandidaturat që garojnë për një pozicion. Pritet që Kuvendi të organizojë përmes komisioneve të linjës, seanca dëgjimore me kandidatët, dhe më pas do të ketë një renditje të tyre, bazuar në vlerësimet që do të bëhen, dhe seancës do i përcillen emrat e kualifikuar.

Pothuajse të gjithë emrat që kanë qenë pjesë e Komisioneve të Vetting, KLP apo KLGJ, me të mbaruar mandatet e tyre, kanë synuar pozicione në postet e larta të administratës apo në shkallët më të larta të gjyqësorit shqiptar. Disa iu ka buzëqeshur fati, duke marrë pozicionet e synuara, përfshi edhe mandate deputetësh, ndërsa të tjerë vijojnë të garojnë sa herë shpallet vakanca për një pozicion.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi drejtohet aktualisht nga Robert Gajda. Këtij të fundit i ka përfunduar zyrtarisht mandati në 2023-in, por ka vijuar në detyrë. Tashmë i takon Kuvendit që të përmbyllë procedurat brenda muajit prill.

kuvendi komisioneri kandidate

1 Komente

  1. Y
    Ylli.

    Genta Bungo komisionere diskriminimi ?!!! Nje ordinere raciste e pa moral.

    Lini një Përgjigje