Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Policisë së e Shtetit se përplasjeve me protestuesit në tubimin e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, ishin organizuar me skenar.
Në një konferencë për mediat, ai kundërshtoi deklaratët e policisë për efektivë të plagosur dhe tha se kishte verifikuar personalisht situatën në Spitalin e Traumës.
“Unë kam qenë vetë te Trauma, këta njoftonin se 7 policë janë të Trauma, asnjë i vetëm nuk ishte. Personeli më njoftoi se aty ishin dërguar 5 policë pa asnjë problem, nuk kishin asnjë lloj shqetësimi. Ishin larguar siç kishin ardhur. E gjitha ishte skenar”, tha ai.
Berisha pretendoi se efektivët kishin hedhur gaz lotsjellës ndaj njëri-tjetrit dhe më pas i kishin transportuar me ambulancë për të krijuar idenë e asfiksimit.
“Faqja e zezë tjetër e këtij skenari ishte loja me barela dhe policë. I hidhnin gaz vetë policëve dhe i fusnin në ambulancë si të asfiksuar. Evidente. Unë kam qenë vetë te Trauma, këta njoftonin se 7 policë janë të Trauma, asnjë i vetëm nuk ishte. Personeli më njoftoi se aty ishin dërguar 5 policë pa asnjë problem, nuk kishin asnjë lloj shqetësimi. Ishin larguar siç kishin ardhur.
E gjitha ishte skenar. Asnjë i gërvishtur, i kanë dërguar vetëm për të plotësuar skenarin. Meqë doli se nuk kishte njëri dhe unë i denoncova, dhanë deklaratë që janë çuar në dy spitale. Asnjë polic nuk është gërvishtur", u shpreh ai.
Në fund, ai falënderoi mediat për mbulimin e protestës.
“Mirënjohur për mediat që kanë raportuar minutë pas minute këtë protestë parësore dhe të fuqishme në Tiranë dhe po kam mirënjohje mediave ndërkombëtare që ishin në një ndjekje absolute të kësaj revolte dhe e jehonuar atë në mbarë botë. Të gjitha këto dëshmojnë se është populli opozitar ai që do përmbys këtë narkodiktaturë. 20 shkurti është dita qe shqiptarët mezi po presin, si orën e tyre, historia i pret", tha kryedemokrati.
Lini një Përgjigje