TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shkurt 2026, 13:10

Arrestimet e protestuesve, revoltohet Berisha: Plumba gome në kokë, Nallbati u godit me urdhër

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimet e protestuesve, revoltohet Berisha: Plumba gome në kokë,
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi protestën e zhvilluar në kryeqytet, duke kundërshtuar mënyrën e ndërhyrjes së Policisë së Shtetit dhe duke e përshkruar tubimin si paqësor.

Gjatë një konference për mediat, Berisha deklaroi se reagimi i policisë ndaj protestuesve ishte antiligjor dhe i pajustifikuar. Ai e cilësoi protestën si një kryengritje paqësore dhe vlerësoi pjesëmarrësit për, sipas tij, qëndresën kundër qeverisë.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se kishte përgatitur një skenar që synonte përshkallëzimin e situatës. Ai pretendoi se forcat e rendit përdorën plumba gome në drejtim të protestuesve dhe se veprime të tilla paraqesin rrezik serioz për jetën.

“Protestuesit meritojnë mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh, të cilët dje me kryengritjen paqësore i zbardhën faqen Shqipërisë. Shënuan një kapitull të ri, në kryengritjen paqësore të popullit shqiptar kundër narkoregjimit të Edi Ramës”, tha Berisha.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë protestës mbetën të lënduar 19 efektivë policie, një qytetar dhe deputeti demokrat Bledion Nallbati. Tubimi u shoqërua me përplasje, përdorim molotovësh dhe fishekzjarrësh.

“Goditja me plumba gome në kokë provohet në të shumtat e rasteve rezulton vdekjeprurës. Dhuna e egër e banditëve nuk kurseu as deputetë. U vërsulën me urdhër dhe goditën Bledjon Nallbatin, i cili nuk po kryente asnjë veprim….", tha Berisha.

arrestimet e protestuesve revoltohet berisha

1 Komente

  1. N
    Noka

    Kujt i sherben more maskara. E dogje Shqiperine.

    Lini një Përgjigje