Kryeminstri Edi Rama ishte sot në Shkodër në një takim me përfaqësues të biznesit të vogël ku theksoi se me anë të teknologjisë do largohen inspektorët tatimorë nga dyert e bizneseve.
Edhe pse kontrollet nga inspektorët e tatimeve do të hiqen përfundimisht, kryeministri Edi Rama flet herë pas here për problematikat që çuan në një vendim të tillë.
Në Shkodër, ai ndau një episod që lidhet direkt me fenomenin e inspektorëve që jo vetëm s’paskan bërë detyrën, “po paskan ngrënë pa fre akullore në tas”.
“Mua nuk më del e keqja pa u larguar hija e inspektorëve nga dyert e bizneseve. Ka rënë shumë sepse unë përpiqem ta imagjinoj. Njeriu shkon në dyqanin e vet, ka 100 kumrie mbi kokë, normal konkurrenca. Dhe vetëm kur të vjen njoni aty edhe thotë tashti të shohim…Kjo është e papërtypshme. Më kujtohet gjithmonë një skenë e jashtëzakonshme me një grup inspektorësh. Kishin shku te një pastiçeri edhe është reale kjo…Më shkruan ajo zonja e pastiçerisë në Durrës, më çoi mesazh. O kryeministër tha të lutem a mund të largohen këta inspektorët se po më mbarojnë akulloren. Edhe unë i çova një ikonë me t’qeshme se thashë humor. S’ishte humor, ajo më çon video. 4 veta në tavolinë, kishin një tas të madh me akullore dhe e hanin nga tasi. Njëri kishte nga ato letrat e biznesit me demek dhe flisnin për shifrat”, tha kryeministri.
Lini një Përgjigje