TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2025, 13:44

Incidenti në Dibër me Xhelal Mziun, Berisha: Kurth nga bixhozxhiu Blendi Klosi! 

Shkruar nga Pamfleti
Incidenti në Dibër me Xhelal Mziun, Berisha: Kurth nga bixhozxhiu
Sali Berisha, Xhelal Mziu dhe Blendi Klosi

Kreu i PD Sali Berisha në konferencë për mediat u pyet në lidhje me faktin që Xhelal Mziu akuzohet se ka dhunuar një zyrtar lokal në Dibër.

Berisha e konsideroi këtë një kurth dhe provokacion nga ana e drejtuesit politik të Partisë Socialiste në Dibër, Blendi Klosi, të cilin etiketon si bixhozxhi. 

"Provokacion i ulët i Blendi Klosit, me militantët fanatik socialistë ndaj udhëheqësit politik të qarkut të Dibrës. Është e tëra kurth dhe provokacion mbasi e shohin se nuk po ngjisin kërkund.

Shohin situatën dramatike dhe zgjodhën të provokojnë zotin Mziu. Kjo është e vërteta. Mësojeni mirë. Ai ishte një kurth, prej provokatorësh të ulët, për të cilën ta dijë kryebixhozxhiu, një nga, se shumica e tyre janë bixhozgjinj.

E di çka lënë Bledi Klosi në bixhoz apo jo. Pyet, shko pyet pak përreth, të të thonë, të mos flas unë më mirë", tha Berisha.

Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se nesër do të vijojë fushatën duke respektuar rregullat e zisë kombëtare të shpallur në Shqipëri pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.

Ai theksoi se në fushatë nuk do të përdoret muzikë në nderim të rregullave të zisë, ndërsa shtoi se kujtimi i Atit të Shenjtë do të nderohet në çdo takim me nga një minutë heshtje.

“Unë vijoj fushatën duke respektuar rregullat e zisë plotësisht. Domethënë përcaktohen që nuk do ketë muzikë dhe natyrisht do nderohet kujtimi i Shenjtërisë së tij Papa Françesku me nga një minutë heshtje në cdo takim”, tha ai.



Lini një Përgjigje