TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2025, 13:32

Berisha zotohet para gazetarëve: Do ta 'shkrijmë’ e-Albania, zyrat do t'i kthejmë siç ishin në 2013!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha zotohet para gazetarëve: Do ta 'shkrijmë’
Kreu i PD, Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar sot në një konferencë me gazetarët, se nëse vjen në pushtet, në 100 ditët e para të qeverisjes së tij do të ‘shkrijë’ e-albania dhe do rikthejë të gjitha zyrat si në 2013.

Ai tha se çdo zyrë do të kthehet nëpër bashki siç kanë qenë më parë.

“Mungesa e të gjitha zyrave, shkatërrimi i qyteteve, heqja e administratave, por premtimet e mia ishin të qarta, kjo merr fund 100 ditët e para, në çdo rreth do kthehen të gjitha zyrtar siç kanë qenë në 2013, të gjitha shërbimet”, tha Berisha.

Ndërkohë për SPAK, goditjet në radhët e kundërshtarit polik i kanë rritur besimin Sali Berishës që të hedhë pas krahëve sulmet për shkrirje.

Kryedemokrati ka vendosur të moderojë gjuhën ndaj Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, duke fshirë nga fjalori paralajmërimet për shkrirje  të institucionit dhe tani flet vetëm për reformim të drejtësisë me bekimin e Komisionit të Venecias.

“E ka kuptuar, e mbrojti deri tani SPAK-u i tij, tani nuk e mbron më. Tani është një drejtësi tjetër e fuqishme e vendosur të hetojë krime të mëdha si kjo. Kjo parti ka platformë të qartë, nuk mund dhe nuk duhet të ketë prokurori politike. Po kjo nuk do bëhet në asnjë rrugë tjetër përveç Komisionit të Venecias”, tha ai.

Lini një Përgjigje