Politike10 Prill 2023, 21:09

Opozita e përçarë në zgjedhje, Patozi: Nuk është fundi i botës, Rama i trembur

Shkruar nga Pamfleti

Opozita e përçarë në zgjedhje, Patozi: Nuk është

Kryeministri Edi Rama do të hapë nesër pasdite zyrtarisht fushatën në Tiranë me 61 kandidatët për lokalet e 14 majit dhe drejtuesit politik te qarqeve. Organizimi do të jetë i ngushtë dhe jo masiv, siç pritet të jetë edhe fushata e socialistëve. Berisha dhe Meta pritet ta hapin fushatën të shtunën me gjithë kandidatët në Tiranë, edhe pse prej javësh po prezantojnë kandidatët në të gjithë vendin.

Ndryshe nga mazhoranca, opozita nuk shkon e bashkuar në këto zgjedhje. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ajo e  “Aleancës Progresiste” dhe PD-ja e Enkelejd Alibeajt shkojnë të ndarë në fletën e votimit, ndërsa ka kompromise për emra të caktuar në disa bashki.

Për të folur mbi këtë temë ishte i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN Astrit Patozi, ish-Drejtues i Bindja Demokratike. Ai u shpreh se nuk është fundi i botës që opozita futet e ndarë në zgjedhje. Patozi thotë më tej se shpreson që ky pluralitet të ndodhë edhe në radhën e mazhorancës.

Më tej, Patozi komentoi edhe premtimet e Ramës për rritje page, duke thënë se kjo tregon se kryeministri është i trembur. “Ndërhyrja me premtime të bujshme paraelektorale e dëmton klimën zgjedhore. Fakti që Rama e bën këtë tregon se mazhoranca nuk ndjehet kaq e relaksuar sa e tregon veten. Në disa bashki të vendit nuk është kaq e sigurt për fitore”, tha Patozi.

patozi pd kriza