TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2025, 16:22

"Paguan 6 mln për këtë interferencë", Kokalari ironizon sërish Berishën: Non grata s'është hequr, por mos i thoni gjë

Shkruar nga Pamfleti

"Paguan 6 mln për këtë interferencë", Kokalari

Aktivistja Evi Kokalari ka folur sërish lidhur me lajmin e publikuar në media se kreu i PD, Sali Berisha mund të udhëtojë në SHBA.

Ajo shkruan se masa ‘non grata’ ndaj Berishës nuk është hequr dhe postimi i gazetarit Mark Caputo ishte vetëm për një interferencë në fushatën elektorale, për shkak të pagesës së majme 6 mln dollarë që ka bërë PD-ja te kompania amerikane “Continental”.

Ajo theksoi se mjafton të shikosh ata që shkruajnë se nuk ka më ‘non grata’, për të kuptuar se kush janë ‘idiotët e padobishëm’. Kokalari shprehet se gazetari Caputo është mik i ngushtë i kreut të kompanisë, Carlos Trujillo dhe ish-shefit të shtabit të sekretarit Rubio, duke shtuar se “6 mln dollarë nuk i paguan kot këta’, pasi sipas saj, “rëndësi ka korrupsioni i radhës”.

“Nëse doni të piketoni kush janë “idiotët e dobishëm”, thjesht kërkoni ata që shkruajnë se nuk ka më “non-grata”. Non grata nuk është hequr por mos i thoni gjë.

Gjithashtu, Caputo (gazetari) është nga Florida dhe mik i ngushtë i Trujillos dhe ish-shefit të shtabit të Rubios, kështu që ky tweet ishte për interferencë në fushatë. $6 milion kot nuk paguan këta, por mos kërkoni hiç burimin se pak rëndësi ka korrupsioni i radhës!”, shkruan Kokalari.

Lini një Përgjigje