TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2025, 13:51

Rama 'vë bast' në Kuç para zgjedhjeve, ja sa mandate merr PS më 11 maj

Shkruar nga Pamfleti

Rama 'vë bast' në Kuç para zgjedhjeve, ja sa mandate

Njësoj si në vitin 2021, kryeministri Edi Rama nga Kuçi i Vlorës ka vendosur bastin se sa mandate do të marrë PS në zgjedhje.

Parashikimi i Ramës vjen në kohën kur edhe 3 ditë na ndajnë nga zgjedhjet dhe kryeministri vë bast që më 11 maj marrin 78 deputetë nga 74 që ka aktualisht.

Fotoja e bastit është zbuluar në media, ndërsa Rama thekson se PS ka 100% shanse që më 11 maj të marrë nga 1 deputet më shumë në Dibër, Shkodër, Elbasan dhe Fier.

Megjithatë parashikimet e socialistëve shkojnë edhe përtej shifrës 78 mandate. Me 50% mundësi ata parashikojnë edhe gjashtë mandate të tjera në qarqe si Tirana, Kukësi, Vlora dhe Durrësi.

Në mbulesë Rama përpos se ka vënë firmën e tij, nuk ka harruar as të pikturojë një buf kënetë duke i vendosur mbi të një kryq, duke ironizuar kështu edhe Sali Berishën.

Rama 'vë bast' në Kuç para zgjedhjeve, ja sa mandate
Memorandumi i Kuçit

Lini një Përgjigje