TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2025, 13:55

Berisha urdhër kandidatëve: Nxirrni video dhe status në Facebook për të përshëndetur qëndrimin e DASH

Shkruar nga Pamfleti
Berisha urdhër kandidatëve: Nxirrni video dhe status në Facebook
Kreu i PD, Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha u ka dërguar një urdhër të gjithë kandidatëve të PD-së, duke kërkuar që të reagojnë publikisht lidhur me lajmin e një gazetari amerikan, sipas të cilit, në Departamentin Amerikan të Shtetit i kanë thënë që kryedemokrati mund të udhëtojë drejt SHBA, pavarësisht se është non grata.

Në një mesazh të brendshëm të shpërndarë në strukturat e partisë, Berisha ka theksuar: “NJOFTIM I RËNDËSISHËM 

Të gjithë kandidatët duhet të publikojnë një video dhe një status në Facebook, duke përshëndetur ndryshimin në qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj vendimit të padrejtë për Partinë Demokratike!

Përcilleni ju lutem!”

Vetë Partia Demokratike përshëndeti qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për atë që e konsideron si heqje të përcaktimit “Nong Grata” ndaj kryetarit të saj, Sali Berisha.

“Partia Demokratike vlerëson dhe përshëndet qëndrimin e Departamentit të Shtetit, të bërë publik nga media amerikane, si të drejtë dhe kthim të legalitetit, të marrë peng nga administrata Biden me lobimin e George Soros dhe Edi Ramës”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.

qëndrimin e dash berisha urdhër kandidatëve

Lini një Përgjigje