TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2026, 18:13

Parafushata/ "Ku janë ata që na tregojnë patronazhistët", Rama thumbon opozitën dhe premton karta ushqimore për të varfrit

Shkruar nga Pamfleti
Parafushata/ "Ku janë ata që na tregojnë
Edi Rama


Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Asamblenë e PS-së në njësinë nr.3 në Tiranë, nga ku nuk nguroi të thumbojë opozitën, por edhe të premtojë karta ushqimore për familjet që marrin ndihmë ekonomike.

Në kuadrin e asaj që socialistët e konsiderojnë si rienergjizimin e PS-së, prej disa javësh në degët e PS-së, veçanërisht në Tiranë, ka mbledhje të Asambleve, që përtej zgjedhjeve të brendshme në këtë parti, duket se janë një 'ndezje motorësh' për fushatën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në pranverën e 2027-ës.

Nga Asambleja e njësisë 3, Kryeministri, njëherazi edhe kryetari i PS-së, tha se ndërsa socialistët janë në takime dhe po ripërtërijnë strukturat, opozita është ose në shtëpi ose në kafene. Në vijim ai u shpreh se suksesin nuk ta fal njeri, ndërsa ironizoi PD-në për ankesat që ka ndaj patronazhistëve.

"Ku janë tani ata që ankohen për patronazhistët? Në gjumë jo se nuk është Luli, atëherë ku janë? Në takime jo, duhet të jenë ose në shtëpitë e tyre ose në kafene. Dhe kjo ndodh çdo ditë jo vetëm sot. Ndërsa ne jemi në takim, rienergjizojmë strukturat tona, ata s'janë në asnjë takim", tha Rama.


Në lidhje me integrimin, Rama tha se kemi fituar respekt dhe besim. "Ne duhet të shfrytëzojmë këtë kohë që kemi tani, sa kohë ata e kanë derën hapur. Në momentin që Shqipëria bëhet anëtar i BE, ti je vendas dhe vendi është i gjithë Europë. Ndodh që Shqipëria merr një asiguaracion demokratik pasi bëhet një vend që pavarësisht se thonë njerëzit, ata insistojnë shumë te drejtësia. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që na ka ardhur në dorë që ne të bëjmë histori", tha ai.

Lidhur me shtresat në nevojë, Kryeministri njoftoi planifikimin e një karte, me të cilën këto familje do të blejnë ushqimet. Sipas tij, ata do ta përdorin kartën për të blerë ushqime, sipas listës që do të përcaktohet, për të shmangur abuzimet.

“Tani fillojmë rritjen sistematike të pensioneve, por nuk është diçka që nuk donim ta bënim, por nuk e bënim dot. Nuk i kemi mundësinë ta bënim sot, duhet të rrisnim ekonominë, e më pas të rriteshin pensionet.

Në një vend që rritet korrupsioni nuk rriten mundësitë e shpërndarjes, nuk rriten të ardhurat nga Buxheti i Shtetit, nuk rriten pagat, pensionet, kështu siç i rrisim ne. Në janar filloi rritja x. me kalimin e viteve do të shtohet. Do të arrijmë në ato nivele pensionesh të arsyeshme për Shqipërinë.

Një program tjetër që do ta fusim shumë shpejt, është një program, që duke nisur tek familjet me ndihmë ekonomike, do t'i pajisim me kartë që të marrin ushqime në vende që ka kasë, kështu të garantojmë atë që paguan shteti të shkojë për ushqimet bazë, sipas listës që do të bëhet, nuk do të shkojnë për raki as për bixhoz. Ky është hapi i parë, kategoria e parë”, tha Rama.

 

 

 

 

 

 

 

rama ps opozita fushata

Lini një Përgjigje