TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2026, 16:06

Kërkoi rezultatet e marra prej tij si deputet gjatë 30 viteve, KQZ i kthen përgjigje Braçes!

Shkruar nga Pamfleti
Kërkoi rezultatet e marra prej tij si deputet gjatë 30 viteve, KQZ i
Erion Braçe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje kërkesës së deputetit Erion Braçe për informacion mbi rezultatet e tij zgjedhore ndër vite.

Braçe kërkoi të dhëna të detajuara për numrin e votave dhe përqindjet e marra në disa procese zgjedhore për Kuvendin, duke përfshirë periudhën nga viti 1996 deri në vitin 2021, si dhe rezultatet e Partisë Socialiste në disa zgjedhje të mëvonshme.

KQZ sqaroi se si institucion është krijuar në vitin 2001 dhe administron të dhëna që nga kjo periudhë e në vijim. Për këtë arsye, informacioni i vënë në dispozicion përfshin vetëm zgjedhjet nga viti 2001 deri në vitin 2021.

Për zgjedhjet e viteve 1996 dhe 1997, KQZ kërkoi verifikim pranë Arkivit Qendror Shtetëror. Ky institucion konfirmoi se nuk i disponon këto të dhëna dhe se dokumentacioni përkatës administrohet nga arkivi i Kuvendit të Shqipërisë.

KQZ i ka përcjellë deputetit materialet që disponon për periudhën që mbulon, duke sqaruar kufijtë e arkivës së saj institucionale.

Përgjigja e plotë e KQZ për Erion Braçen:

Për dijeni: Z. Erion Braçe

Deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Të nderuar,

Në përgjigje të shkresës suaj me nr. 709 prot., datë 26.03.2026, nëpërmjet së cilës kërkoni informacion të detajuar për numrin e votave dhe përqindjen mbi rezultatin e deputetit Z. Erion Braçe për zgjedhjet për Kuvend të vitit 1996, 1997, 2001, 2005, 2021, si dhe numrin e votave dhe përqindjen mbi rezultatin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvend të vitit 2009, 2013, 2017, 2021, ju bëjmë me dije se:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si organ përgjegjës për organizimin, administrimin dhe mbikëqyrjen e proceseve zgjedhore, është institucion publik i krijuar në vitin 2001, e rrjedhimisht informacioni i administruar, daton prej kësaj periudhe e në vijim.

Për sa i përket rezultateve të zgjedhjeve për Kuvend të viteve 1996 dhe 1997, iu drejtuam zyrtarisht Arkivit Qendror Shtetëror, i cili pasi verifikoi se këto të dhëna ose dokumente nuk gjenden në fondin e tyre arkivor, konfirmoi se informacioni mbi rezultatet e zgjedhjeve për këto dy vite administrohet në arkivin e Kuvendit të Shqipërisë.

Përsa sipër, bashkëlidhur gjeni informacionin e kërkuar, për periudhën nga viti 2001 deri në vitin 2021.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin,          

 Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve

Ilirjan Celibashi 

erion braçe kqz

1 Komente

  1. T
    Tony

    Ore gomare deputete merruni me hallet e popullit e jo me votat para nje cerek shekulli. Jo po shko pyet gjyshen e mamane sa corape me arna ke pasur. Ku u keni mbledhur te tere cyryket ne Parlament more aman aman!

    Lini një Përgjigje