TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Qershor 2025, 22:19

Paralajmëroi “luftë” në PD, reagon Genc Gjokutaj: Berisha e nxori nga koma PD-në, nuk ka arsye të largohet

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëroi “luftë” në PD, reagon Genc Gjokutaj:

Avokati Genc Gjokutaj, ka komentuar statusin e pak ditëve më parë, ku paralajmëronte se disa deputetë të PD po tentojnë të rrëzojnë Berishën. Ai ka deklaroi se ishte Sali Berisha ai që e nxori Partinë Demokratike nga koma artificiale në të cilën ndodhej.

I ftuar në “Syri TV”, sipas tij, kjo gjendje nuk ishte rezultat i një procesi të natyrshëm, por i një “sindrome” të induktuar dhe projektuar nga pushteti aktual.

Gjokutaj theksoi se pushteti në fuqi nuk njeh garën demokratike, ndaj dhe ka nevojë të blejë vota. Ai tha se një qeveri që respekton garën dhe ofron zgjidhje për qytetarët, e merr votën aty ku është dhe e përfton vullnetin e zgjedhësit pa pasur nevojë për manipulime.

Zoti Berisha e nxori nga koma artificiale PD-në, sepse ajo nuk qe në koma për shkak të një sindrome që kishte Partia Demokratike, dhe kjo koma është induktuar, është projektuar nga pushteti i cili nuk njeh garën.

Sepse një pushtet që njeh garën e ndershme, një opozitë i cili elaboron alternativa, zgjidhje, projekte, për mbarimin e halleve të njerëzve, nuk ka nevojë të blejë vota, ai e merr votën aty ku është.

Pra e përfton vullnetin e zgjedhësit.

Në të kundërt, kjo bandë, se se këta janë bandë, po rezultojnë bandë, kjo bandë vetëm blen, vetëm intimidon, nëpërmjet krimit, nëpërmjet parasë, nëpërmjet të gjithave.

Dhe çfarë kam thënë unë, zoti Berisha e nxori nga koma artificiale, nga kjo komë, që donin…

Është shumë e rrezikshme në një vend evropian siç jemi ne, pas 2020, ka nisur që në 2013 projekti se nuk bëhen më ditë këto punë, të atrofizosh opozitën.

Se ka opozitë edhe në Rusi, edhe në Turqi, edhe në Serbi, se në këtë formë po shkojmë, ky projeksion është, pra ti fol, ti thuaj llafet, dhe je në rregull.

Kjo luftë është shpallur me këtë bandë dhe me të gjithë njerëzit të cilët janë blerë dikur ose janë në negociata, në pazar për t’u blerë", tha ai.

Lini një Përgjigje