TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2026, 19:04

“Parlamenti i kusarëve”, Berisha paralajmëron vijimin e protestave: Do rrëzojmë diktaturën e krimit!

Shkruar nga Pamfleti
“Parlamenti i kusarëve”, Berisha paralajmëron vijimin e
Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se protesta e zhvilluar dje përfaqësoi një angazhim qytetar kundër asaj që ai e cilësoi regjim të lidhur me krimin, drogën dhe grabitjen e shqiptarëve.

Gjatë foltores përpara kryeministrisë, Berisha falënderoi mbështetësit për praninë dhe qëndresën e tyre, duke i paraqitur si zë kundër padrejtësisë dhe situatës politike në vend.

Ai tha se opozita zgjodhi të nxirrte në plan të parë pakënaqësinë e qytetarëve, në vend të një aktiviteti të zakonshëm politik. Sipas tij, kjo ishte mënyra për të shënuar një moment që lidhet me historinë politike të Partisë Demokratike dhe me refuzimin ndaj qeverisjes aktuale.

Berisha e krahasoi këtë qëndrim me përmbysjen e sistemit komunist 34 vite më parë dhe tha se i njëjti vendosmëri do të përdoret edhe kundër asaj që ai e përshkroi si diktaturë të drogës, krimit dhe vjedhjes.

Në vijim, ai u bëri thirrje qytetarëve të reflektojnë çdo ditë për situatën në Shqipëri, për gjendjen e shoqërisë dhe për të ardhmen e vendit. Sipas tij, kushdo që analizon krizën aktuale dhe gjendjen politike, arrin në përfundimin se protesta dhe revolta mbeten mënyra për t’u përballur me regjimin.

Berisha: Mirënjohje të pakufijshme ndaj jush. Qëndrestar si zëri i ndërgjegjes së një kombi që nuk pajtohet me të keqen, padrejtësinë.Ne dje, zgjodhëm jo fjalimet, po zgjodhëm zërin zemërimin ndjenjat e qytetarëve për të nderuar një ditë të madhe. zgjodhëm revoltën qytetare, për të dëshmuar se PD që 34 vjet më parë solli në këtë vend sistemin demokratik nuk pajtohet kurrë me diktaturën e drogës krimit, dhunimit të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë. Pra, revolta e djeshme më shumë se çdo gjë tjetër ishte një zotim qytetar se ashtu siç përmbysëm 34 vite më parë të keqen e madhe, ashtu do të përmbysim dhe jemi në këmbë për të përmbysur diktaturën e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Çdo shqiptar është i ftuar të mendojë apo të japë disa minuta në ditë mendimin për vendin e tij, për gjendjen e Shqipërisë, shoqërinë shqiptare, të ardhmen e saj. Kjo është kërkesë më e ligjshmja, detyrim minimal që kemi. Kam bindjen e thellë se cilido që ndalet të mdeitojë dhe mendojë për krizën e thellë, udhëkryqin ku ndodhemi do të japë përgjigje se revolta dhe protesta janë rruga e vetme për të përmbysur këtë regjim.

Ai e cilësoi si “Parlamenti i kusarëve”, kurse kryeministrin e quajti “Kryehajdut të kombit”.

Berisha tha se opozita ka 7 muaj që dorëzon kërkesa në Kuvend, por mazhoranca i rrëzon, madje nga frika, edhe kryeparlamentari Niko Peleshi nuk i mori deputetët e PD-së në vizitën e tij në Gjermani.

“Pas 11 majit, farsës më të shëmtuar elektorale në historinë e pluralizmit, kanë kaluar 7 muaj, në Tiranë është instaluar një parlament, ftoj qytetarët, ata 600 mijë shqiptarë, që në kushte terrori, votuan për deputetët e opozitës, t’i bëjnë pyetje vetes, cili është roli i këtyre deputetëve në Parlament? Ky rol është zero, zero, zero! Sovrani i ka caktuar në parlament që t’i kërkojë llogari qeverisë për qëndrimet e saj. Shtatë muaj ka që kryehajduti i kombit refuzon çdo pyetje dhe interpelancë në parlament, pavarësisht ligjit dhe kushtetutës. Deputetët janë të detyruar të ngrenë komisione parlamentare, për t’i paraqitur qytetarëve vjedhjet, fajet, gabimet e qeveritarëve. Por për herë të parë në histori nuk lejohet asnjë komision parlamentar në Kuvend”, tha Berisha mes të tjerash.

Lideri i opozitës shpjegoi se ata kanë kërkuar ligje dhe amendamente, por edhe ato nuk janë lejuar në Parlament. Por mazhoranca “kusarë” sipas tij i ka përjashtuar nga çdo nismë.

“Aty deputetët paraqesin ligje dhe amendamente në emër të qytetarëve, por asnjë prej tyre nuk paraqitet aty, të propozuara nga opozita. Parlamenti përfaqëson pushtetin që buron nga vota e qytetarëve, por ky Parlament përfaqëson vetëm kusarët, pasi opozita është e përjashtuar nga çdo përfaqësim”, tha ai.

sali berisha

1 Komente

  1. A
    Argjita Dhipi

    Po ti mor PLERE MADHESHTORE, QELBANIK me PELENA , hahahaha, Shko falu ke SKAPI jot, se ai e ke fajin

    Lini një Përgjigje