TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2026, 13:56

Protesta e PD, Berisha reagon pas kritikave nga Berlini: Ne jemi për kryengritje paqësore jo për dhunë

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e PD, Berisha reagon pas kritikave nga Berlini: Ne jemi për
Sali Berisha

Kreu demokrat Sali Berisha, në një konferencë për mediat, tha se protesta e djeshme e opozitës ishte kryengritje paqësore.

Shqiptarët treguan se janë të pamposhtur, përfaqësuan revoltën, zemërimin e një kombi të tërë. Kurrë ndonjëherë, më e fuqishme kryengritja paqësore e shqiptarëve, sesa dje nuk ka qenë në rrugët e Tiranës. Mesazhi është i qartë, në Shqipëri në kushtet e autokracisë nuk ka dhe nuk mund të ketë më paqe dhe stabilitet. Beteja jonë do njohë vetëm ngjitje, ajo do të përfshijë të gjithë Shqipërinë dhe do jetë e pandërprerë deri në largimin e kësaj organizate kriminale me në krye Edi Ramën”, tha Berisha.

Por ambasada e Gjermanisë në Tiranë reagoi mëngjesin e sotëm duke dënuar aktet e dhunës gjatë protestës. Reagimi i Ambasadës së Gjermanisë erdhi pasi në protest u përdorën flamuj gjermanë, gjë që u interpretua se Berlini mbështet lëvizjen opozitare.

Duke reaguar ndaj deklaratës së Ambasadës së Gjermanisë, Berisha tha se “ne jemi të përcaktuar për kryengritje paqësore. Nëse në këto protesta ka demonstrues të plagosur nga dhuna policore, nuk ka patur gjer sot asnjë polic të plagosur”.

“Ne mbetemi të përcaktuar për kryengritje paqësore. Ne kërkojmë të vazhdojmë me moton paqësore. Në kushtet e një grushti shteti janë të ligjshme të gjitha mjetet, por ne qëndrojmë tek kryengritja paqësore. Ne dhunën më të madhe konsiderojmë marrjen e pushtetit të drejtësisë nga pushteti ekzekutiv. Kjo përbën dhunë të tmerrshme kushtetuese, për në dhunë ndaj këtij populli është Olta Xhaçka në Kuvend, për ne dhunë e tmerrshme ndaj këtij populli është bllokimi i drejtësisë për arrestimin e ballukut për shkak të Ramës. Por, ne qëndrojmë në moton protestës paqësore, ne besojmë se dhuna nuk na shërben, në rrugën paqësore ne realizojmë më shpejt dhe më mirë qëllimet tona”, tha Berisha.

 

berisha protesta ambasada gjermane

Lini një Përgjigje