Politike 1 Mars 2024, 19:26

Pasuritë e Dumanit/ Berisha: Tre apartamente me rryshfete, thotë se ia ka falur Kisha

Shkruar nga Pamfleti

Pasuritë e Dumanit/ Berisha: Tre apartamente me rryshfete, thotë se ia

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur përpara qytetarëve që janë mbledhur poshtë banesës së tij në tubim, se kreu i SPAK, Dumani, është i korruptuar.

Ai ka akuzuar se Dumani ka tre apartamente të përftuara me rryshfete.

“Çfarë mund ti thuhet Dumanit të partisë, këtij të ndershmi, siç gabojnë verbërisht disa, që në 2016 do të deklaronte 3 apartamente, pa asnjë të ardhur tjetër përveç rrogës së shtetit dhe disa parave me përkthime nga e shoqja.

Nga 3 apartamentet, Dumani i ndershmi i Edi Ramës, deklaron se njërin ja ka fal kisha.

Do të ju bëj një pyetje ju: A ka kishë në botë, xhami në botë, teqe në botë që mund ti fal atij që ka strehë dhe apartament, një apartament tjetër.

Por Zoti vesh çdo kishë, çdo xhami, çdo teqe nëse vepron në këtë mënyrë.

Daman-zaman je një mashtrues kriminel që korrupton kishë dhe çdo gjë dhe të ta korruptuar Edi Rama.

Si bëhesh ti me tre apartamente, me rrogë. Pyeteni veten shqiptarë, cili rrogëtar i shtetit mund të behët me 3 apartamente pa pasuri të tjera.

Asnjë i vetëm, përveç Dumanit”, ka thënë Berisha nga banesa e tij.

Berisha ka thënë se kjo nuk mund të jetë drejtësia e re pasi kjo është drejtësia e krimit.

“A nuk është drejtësia e re, drejtësi e krimit. A nuk është drejtësia e re, strofulla e kriminelëve.

Unë e di se aty ka njerëz të ndershëm, burra e gra të ndershëm.

Por problemi është se në atë gjykatë nuk ka dy, por është një kryetare dhe kjo është Irena Spata, Irena me tre mbiemra.

Pra ajo çfarë është ajo? Ajo është gjykata speciale e shtetit.

Po çfarë shteti është ai që vendos Irena Spatën në krye të gjykatës speciale? Ky është shteti i horrave, i banditëve, shteti i kriminelëve.

Mos keni iluzione.

Ky është shteti i skllevërve të marrë peng nga krimi i Edi Ramës”, tha Berisha.

sali berisha albert dumani