Politike28 Mars 2023, 14:14

Alibeaj prezanton kandidatin e tij për Tiranën, Bejko “sulmon” koalicionin Berisha-Meta: PD s’mund të përfaqësohet nga një parti e majtë

Shkruar nga Pamfleti

Alibeaj prezanton kandidatin e tij për Tiranën, Bejko

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko është prezantuar ditën e sotme nga kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj gjatë një konference për mediat.

Roland Bejko u shpreh se ka pranuar të kandidojë në logon e PD për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, pasi nuk pranon që e djathta të përfaqësohet nga një parti e majtë. Kështu u shpreh në një konferencë për mediat duke iu referuar koalicionit Berisha-Meta.

Shumë prej jush do të thonë se ke marrë letrat në duar. Këtë e kam bërë për respekt të pozicionit, të prezantimit të publikut dhe asaj që prezantojmë si PD. Ndihem i nderuar për detyrën dhe i emocionuar. Çdo detyrë që kam pasur në PD e kam ushtruar me pasion. Kjo detyrë mu ngarkua dhe ndoshta me përgjegjësinë më të madhe që kam pasur, nuk ishte i lehtë për mua, por kush më e njeh e di që nuk i iki përgjegjësive. Unë do e jap kontributin tim për PD. Kjo është një garë për fatin e demokracisë. Mora përgjegjësinë duke pranuar kandidimin për Tiranën se s’mund të pranoj që PD të përfaqësohet nga një parti e majtë apo parti të majta të kamufluara si të djathta që gjatë gjithë historisë kanë bërë pazare në kurriz të demokratëve”, tha Bejko.

alibeaj pd koalicioni meta-berisha