Politike28 Mars 2023, 13:40

Plas keq në PS-në e Mirditës, Pal Tushaj jep dorëheqjen: Kryebashkiaku Deda bën fushatë me njerëz me precedent penal!

Shkruar nga Pamfleti

Plas keq në PS-në e Mirditës, Pal Tushaj jep dorëheqjen:

Pal Tushaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të PS në Rubik për shkak të rikandidimit të Ndrec Dedës. Ai thekson se Ndrec Deda bën emërime klienteliste pa marrë parasysh fare partinë dhe bën fushatë me njerëz me precedent penal.

“Të nderuar miq. Ju bëj me dije se kam dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të partisë socialiste  të njësisë vendore Rubik . Arsyeja e parë dhe kryesore që dhashë dorëheqjen është rikandidimi i Ndrec Dedës. Disa arsye të tjera janë:                                                                                                                                                         1 - zoti Ndrec e trajton Mirditën si të dorës dytë pasi vjenë në punë me kohë të pjesshme, 2 herë në javë me nga 2 orë .Vetëm  kur ka fushate vjen me kohë të plotë .

2 -Nuk përfill strukturat e PS

3 -Bënë fushatë me njerëz me precedent penal

Bënë emërime klienteliste pa marrë parasysh fare partinë. Prioritet kryesor që të jesh në administratën e zotit Ndrec është të kesh dy emra dhe të kesh qenë të paktën një herë në burg

4 -Të kesh  nivel të cunguar arsimor si Ndreca

Të mos mbash  mend shokët e klasës

5 - Të qeshësh sa herë fletë Ndreca

Kam dhe shumë arsye të tjera që do ti them në statuset e tjera.”-shkruan Pal Tushaj në postimin e tij.

ps rubik zgjedhjet e 14 majit