Politike24 Korrik 2023, 16:42

PD rikthehet në ‘pikën zero’, Sefa përplaset në distancë me Bardhin: Je patericë e Berishës

Shkruar nga Pamfleti

PD rikthehet në ‘pikën zero’, Sefa përplaset në

Përplasjet brenda PD-së duket se nuk kanë fund. Duke marrë shkas nga nisma e Gazment Bardhit, sekretari i PD-së për çështjet ligjore, Indrit Stefa ka deklaruar për mediat se sekretari i përgjithshëm nuk ka të drejtë të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Sipas tij  kjo e drejtë i rezervohet vetëm kryesisë dhe kryetarit të partisë.

Ai gjithashtu e akuzoi Bardhin se është patericë e Berishës, ndërkohë që ju bëri thirrje demokratëve të bëhen pjesë aktive e riorganizimit, pasi sipas tij, çdo vonesë që dëmton këtë proces i shkon në ndihmë Ramës

Pasi u njohëm me deklaratën e 7 deputetëve që kërkojnë bllokimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të PD, me keqardhje konstatoj se kërkesa e tyre është antistatuore. U kujtoj deputetëve, se Anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe vetë Këshilli Kombëtar, shprehen vetëm me vendime.

Pretendimi për konstatim të vullnetit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar jashtë instrumenteve statutore të Mbledhjes së Këshillit Kombëtar, është në kundërshtim me dispozitat e  Statutit.

Anëtar legitim i Këshillit Kombëtar është:

Çdo person që gëzon cilësitë e anëtarit të Partisë Demokratike. Asnjë person që militon në një grupim tjetër politik, bën fushatë për kandidatë të ndryshëm nga ata të Partisë Demokratike apo për subjekte të ndryshme nga Partia Demokratike, nuk është më Anëtar i saj e për pasojë as Anëtar i forumeve.

E bëj këtë sqarim për t’i kujtuar deputetëve se ndoshta rastësisht kanë harruar që në grupin më sipër bëjnë pjesë dhe personat që militojnë me Foltoren dhe Sali Berishën.

Njeriu që për interesat e tij personale, prej më shumë se dy vitesh po përdor gjithçka për të penguar PD-në në rrugëtimin normal të saj.

Të interesuarve direkt për t’i shërbyer Sali Berishës dhe interesave të tij, u kujtoj gjithashtu se në bazë të statutit, Sekretari i Përgjithshëm ka kompetenca vetëm për organzimin e brendshëm të Partisë e në asnjë rast për përfaqësimin e saj në raport me të tretët. Sekretari i Përgjithshëm nuk ka të drejtë të thërrasë mbledhjen e KëshillitKombëtar. Këtë të drejtë e ka vetëm:

1- Kryesia

2- Kryetari

Në zgjedhjet e brendshme në Parti, Sekretari i Përgjithshëm nuk ka asnjë kompetencë statutore”, shkruan Sefa.

Kujtojmë se pas nismës së Bardhit për të bllokuar rikthim e Bashës në krye të partisë, kryesia e PD-së vendosi t’i heq atij të drejtën e vulës dhe t’ja kalojë atë Indrit Sefës.

sefa bardhi përplasje pd