Politike 1 Mars 2024, 21:46

Pëlqyeshmëria për liderët politikë, Shpëtim Idrizi: Të njëjtën njerëz dominojnë prej 33 vitesh

Shkruar nga Pamfleti

Pëlqyeshmëria për liderët politikë, Shpëtim

Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, thotë se Shipëria drejtohet nga të njëjtët liderë prej 33 vitesh.
Ai thotë se një lider politik në Shqipëri është po aq i pëlqyeshëm sa dhe forca politike që ai drejton.
“Duket sikur nuk ka ndryshuar asgjë që nga 2021, që nga 2017. Në njëfarë kuptimi 51-52 % vërtitet PS dhe gjithë pjesa tjetër bashkë në ato shifra që krijohet ai ekuilibri.

Këtu ka një problematikë shumë të madhe sipas meje, e para këtu janë ata lidera politikë që kanë dominuar jetën politike shqiptare prej 33 vitesh. Sigurisht që për të pasur një përqasje më të saktë për pëlyeshmërinë e tyre, do të ishte racionale të kuptoja përshembull që Edi Rama në raport me ekonominë, shëndetësinë, etj.

Pëlqyeshmëria e liderëve shkon paralel me partitë politike që ata drejtojnë”, tha Idrizi në një intervistë për Euronews Albania.

shpetim idirzi politika