Politike 1 Mars 2024, 19:44

Denoncimi i Berishës: Edi Rama e ka mbushur SHISH me drejtues patronazhistë

Shkruar nga Pamfleti

Denoncimi i Berishës: Edi Rama e ka mbushur SHISH me drejtues

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalimin e përditshëm nga banesa e tij, ka denoncuar rekrutimet në institucionet e shtetit të patronazhistëve.

Berisha tha se ky është një shtet i inkriminuar që emëron ata që i shërbejnë partisë në poste drejtuese.

Konkretisht ai foli për emërimet e bëra në Shërbimin Informativ të Shtetit.

“Kemi një mur të tmerrshëm krimi përpara. Kemi një shtet të inkriminuar në trup, në kokë të tij dhe gjymtyrë të tij.

Por kjo nuk do të thotë se fitorja jonë është e pamundur. Nuk humbasin kurrë ata që nuk dorëzohen.

Fitorja u takon dhe e gëzojnë vetëm ata që guxojnë, që i besojnë dhe ju të tillë jeni.

Çdo ditë Edi Rama lëshon urdhra dhe udhëzime që në çdo qelizë të këtij shteti të vendosë patronazhistë dhe horra.

E ka mbushur SHIK-un këto kohë me të ashtuquajtur reformë, në të gjitha postet drejtuese janë vendosur patronazhistë të deklaruar.

Pra ai mendon se duke konsoliduar shtetin monist, shtetin partiak do të mund të konsolidojë pushtetin e tij.

Por kjo është e dështuar.

Asgjë vrullin tuaj nuk mund ta ndalë, asgjë forcën tonë nuk mund ta ndalë.

Kemi përballë një armik me të cilin mezi presim të përballemi. Kemi përballë një tradhtar të kombit”, ka thënë Berisha.

sali berisha