Politike 1 Mars 2024, 20:35

Shpërthimi në Lushnjë me dy të vdekur, Bardhi: Ngushëllime për familjen Hoxha, shërim të shpejtë deputetit Çela!

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimi në Lushnjë me dy të vdekur, Bardhi:

Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar pas shpërthimit në Lushnjë që la pas dy të vdekur dhe shtatë të plagosur përfshirë deputetin e Partisë Socialiste, Bujar Çela.

Në emër të grupit parlamentar të PD shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për familjen Hoxha për humbjen e familjarëve të tyre të dashur në ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Lushnje.

Të gjithë jemi me ju dhe familjen tuaj në këto momente të vështira. Uroj shërim të shpejtë për kolegun deputet Bujar Çela dhe të gjithë qytetarët e plagosur nga kjo ngjarje shumë e rëndë”, shkruan Bardhi.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim. Dyshohet se gjatë punës, vinçieri duke drejtuar vinçin, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.

Policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.