TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Nëntor 2025, 20:59

Përmbytjet/ Leskaj takon banorët e Novoselës: Kur bashkohet fatkeqësia natyrore me paaftësinë dhe korrupsionin, ky është rezultati  

Shkruar nga Pamfleti

Përmbytjet/ Leskaj takon banorët e Novoselës: Kur bashkohet

Deputeti i Partisë Demokratike të qarkut Vlorë, Bujar Leskaj, është takuar me banorët e Qendrës Administrative Novoselë, ku prej dy ditësh lumi Vjosë ka dalë nga shtrati, duke përmbytur 14 banesa.

Gjatë bisedës me deputetin, një nga banorët shprehu shqetësimin për mungesën e mbështetjes dhe dëmshpërblimeve ndër vite.

“Nuk kemi marrë asnjë dëmshpërblim nga përmbytjet e kaluara. I kanë marrë ata që jetojnë në pallate. Argjinatura këtu është bërë me dhe. Ku shkuan fondet? Dy milionë euro u hodhën në letër, këtu s’janë përdorur më shumë se 100 milionë lekë. Të tjerat i vodhën. Ne rrezikojmë të mbytemi çdo vit”, tha një prej banorëve.

Deputeti Leskaj, në një reagim për situatën tha se ky është rezultati kur bashkohet përmbytja natyrore me paaftësinë dhe korrupsionin qeveritar.

“Këtu bashkohet përmbytja natyrore me paaftësinë dhe korrupsionin qeveritar. Për vite me radhë nuk është përfunduar argjinatura e Vjosës, fondet për kullimet dhe kanalizimet vetëm janë abuzuar. Një pjesë e banorëve nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet e shkaktuara nga përmbytjet e mëparshme. Situata sot është kritike dhe mbetet të shpresojmë që niveli i ujit të bjerë”, tha ai.

1 Komente

  1. F
    Faik Hushi.

    Bujar Leskaj: Mos bëj politikë mbi fatkeqsinë e të tjerëve. Edhe ju ( PD- ja ) kur keni qenë në pushtet, nuk kanë qenë më të pakta përmbytjet. Për këtë punë jeni si me nda një mut përgjys. Nuk lind një Enver Hoxhë që të mbrojë vegjëlinë, popullin e thjeshtë nga rreziqet e pafundme që ju vetë ja shkaktoni. Turp të keni e gjithë klika politike e Shqipërisë që talleni me këtë popull. Me këtë popull që Enver Hoxha aq shumë e deshi.

    Lini një Përgjigje