
Një ditë më parë u bë publik një vendim nga GJKKO lidhur me zv.Kryeministren Belinda Balluku, sipas të cilit ajo duhej të pezullohej nga funksionet qeveritare...
Qeveria iu drejtua sot Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë lidhur me vendimin e GJKKO-së, e cila pezulloi nga funksionet qeveritare, zv.Kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Sipas raportimeve, në kërkesën e Kryeministrisë thuhet se kërkohet shqyrtimi i konfliktit të kompetencës ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave.
Qeveria kërkon shfuqizimin e vendimit nr.118, datë 19.11.2025, të GJKKO-së, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese, si dhe pezullimin e vendimit të mësipërm të GJKKO-së, deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese.
Qeveria në argumentet e saj i referohet të nenit 103 të Kushtetutës, ku shprehimisht thuhet:
1. Ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësitë për deputet.
2. Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse.
3. Anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit.

Në reagimin e tij lidhur me vendimin e GJKKO-së, Kryeministri Edi Rama e konsideroi të gabuar ndërhyrjen e SPAK dhe GJKKO për të urdhëruar pezullimin e një ministri.
Rama tha se vendimi i GJKKO-së është shfaqje e një pushteti krejt të ri dhe reflekseve antidemokratike.
“Pezullimi nga detyra i një ministri në këtë rast edhe zv.kryeministrit, drejtpërdrejtë për drejtimin e qeverisë është shfaqje e këtyre dobësive, të një pushteti krejt të ri dhe reflekseve antidemokratike. Rast unikal në historinë e Europës dhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në proceset e integrimit. S’ka ndodhur kurrë një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie.
Nëse një prokuror special dhe një gjykatë special i shkallës së parë të speciales këtu në Shqipëri kanë vendosur të pezullojnë një ministër, duke marrë kompetencat e një kryeministri dhe parlamenti prej nga buron mandati i qeverisë, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është strategjikja si gjithmonë, për ta ruajtur dhe mbështetur pavarësinë e gjyqësor edhe në këtë rast ekstrem”, tha kryeministri.
Një ditë më parë u bë publik një vendim nga GJKKO lidhur me zv.Kryeministren Belinda Balluku, sipas të cilit ajo duhej të pezullohej nga funksionet qeveritare.
Seanca e rivlerësimit të masës do të mbahet në GJKKO rreth orës 09:00 të së shtunës, ku palët do të paraqesin pretendimet e tyre.
Kjo është hera e parë që SPAK ka kërkuar në Gjykatë pezullimin nga detyra të një funksionari të lartë, më konkretisht në pozicionin e zv.Kryeministrit.
Nje perpelitje e pakuptimte. Vetem tregon qe jane bashkepuntore ne vjedhje dhe plackitje, dhe kjo eshte e qarte pa bere dhe kete veprim absurd. Do ta mbroj deri ne vdekje se e ka detyrim. Kane ndare placken bashke. Belinda ka firmosur per Ramen. Rama ka marre pjesen e luanit. Nese Belinda flet e merr Ramen qe tani me vete. Nese Belinda nuk flet Rama e shtyn dhe 6 muaj. Por vetem kaq. Ndertoi qeverine me te korruptuar te koherave ne Europe. Hajdut me cizme i pangopur. Do ta zare haka e shume njerezve me te cilet ka bere padrejtesi ne emer te allishverishit dhe interesave personale. Rri akoma ne ate karrike dhe pa pike turpi jep akoma opinione, sikur asgje nuk ka ndodhur. Tashme qe i erdhi fundi do shikojme cudira, do shikojme qe keta qe hiqen si lider vizionar qe do fusin Shqiperine ne Europe jane thjesht disa hajdut te vegjel, injorante, te papergjegjshem qe kane abuzuar me pushtetin e vjedhur, dhe qe gjeja e fundit qe mund te mendojne eshte Shqiperia.
Palloshit te gjate i eshte afruar nje Hu i gjate. Ha ha ha.
Zbardhen kërkesat e Qeverisë në Kushtetuese për Ballukun. Çfarë është “Neni 103” për të cilin kërkohet interpretim? Neni 103 i Kushtetutës NUK e pengon Gjykatën Kushtetuese (apo as GJKKO-në, në kuptimin penal) të vendosë masa ndalimi/pezullimi ndaj një ministri, sepse ky nen rregullon vetëm marrëdhëniet brenda ekzekutivit, jo kufizimet ndaj pushtetit gjyqësor. 1. Neni 103 rregullon procedurat politike të emërimit dhe shkarkimit, jo masat sigurie penale. Neni 103 përcakton se si emërohen dhe shkarkohen ministrat nga Kryeministri dhe Parlamenti. Por pezullimi penal nuk është shkarkim politik; është një masë sigurie e parashikuar nga ligji penal. Prandaj, ky nen nuk kufizon organet e drejtësisë në ushtrimin e kompetencave të tyre ndaj zyrtarëve të lartë. 2. Asnjë nen i Kushtetutës nuk i jep imunitet ministrit ndaj masave sigurie. Kushtetuta parashikon imunitete vetëm për disa funksionarë (p.sh. deputetët kanë imunitet të kufizuar), por ministrat nuk kanë imunitet penal, përveç procedurave të posaçme të hetimit për arsye të funksionit. Kjo do të thotë: Ministrat janë të barabartë para ligjit si çdo subjekt tjetër penal. Gjykatat kanë të drejtën kushtetuese të vendosin masa ndaluese/pezulluese pa patur nevojë për miratim të Kryeministrit. 3. Parimi i ndarjes së pushteteve i jep pushtetit gjyqësor kompetencë të pavarur për të kufizuar ushtrimin e funksioneve publike. Neni 7 i Kushtetutës rregullon ndarjen e pushteteve. Në shtetin e së drejtës: Gjyqësori ka kompetencë të kufizojë lirinë dhe ushtrimin e detyrave publike kur ka proces penal. Ekzekutivi nuk mund të imponojë tek Gjyqësori se cilat masa të ndërmarrë. Prandaj, neni 103 nuk mund të zbatohet për të kufizuar pushtetin gjyqësor. 4. Masa e pezullimit të detyrës nga gjykata nuk është akt administrativ, por masë sigurie (penale). Kryeministri ka kompetencë politike për të shkarkuar një ministër. Por gjykata, kur vendos masë sigurie “pezullim nga detyra”, nuk po ushtron kompetencë administrative – por kompetencë penale, të parashikuar në Kodin e Procedurës Penale. Këto dy mekanizma: nuk bien ndesh, nuk konkurrojnë, kanë natyrë të ndryshme juridike. 5. Parimi i barazisë përpara ligjit ndalon krijimin e një “kategorie të paprekshme” zyrtarësh. Nëse neni 103 do të interpretohej si ndalim që gjykata të vendoste masa sigurie ndaj ministrave, atëherë ministrat do të gjendeshin në një pozitë më të privilegjuar sesa çdo qytetar tjetër. Gjykata Kushtetuese ka theksuar vazhdimisht se: zyrtarët e lartë nuk mund të kenë imunitet që nuk parashikohet shprehimisht në Kushtetutë. Dhe në Kushtetutë nuk ka imunitet për ministrat ndaj masave të jurisprudencës penale. 6. GJKKO ka kompetencë të dhënë me ligj (Ligji i Reformës në Drejtësi) për të vendosur masa pezulluese ndaj çdo të pandehuri. Nëse ligji i posaçëm i miratuar nga Parlamenti i jep gjykatës këtë kompetencë, atëherë kjo kompetencë nuk shfuqizohet nga neni 103, i cili nuk e trajton fare sferën e masave penale. Kryesorja: Neni 103 dhe Ligji i Reformës rregullojnë fusha të ndryshme dhe nuk janë në konflikt normativ. 7. Kushtetuta nuk mund të interpretohet si mbrojtje ndaj mundësisë për të penguar drejtësinë. Një interpretim që i ndalon gjykatës pezullimin e një ministri: -do e bënte hetimin penal të zyrtarëve të lartë praktikisht të pamundur, -do cenonte luftën kundër korrupsionit, -do hidhte poshtë parimet bazë të Reformës në Drejtësi. Gjykata Kushtetuese, në jurisprudencën e saj, shmang interpretimet që dobësojnë shtetin e së drejtës ose favorizojnë pandëshkueshmërinë. Neni 103 nuk e ndalon gjykatën nga vendosja e një mase pezullimi ndaj një ministri sepse: -fjala “pezullim” atje ka kuptim politik/administrativ, jo penal; -gjykata ushtron një kompetencë të pavarur kushtetuese dhe ligjore; -ministrat nuk kanë imunitet penal; -shteti i së drejtës kërkon barazi përpara ligjit dhe pavarësi të Gjyqësorit
Pirdh e vidh i thone kesaj. Do cajne ferren ssi Hitleri keta e do u plasi barku duke ngrene dardhat e kumbullat E prishura, qe placin ne vend e sa populli i gezofshin
"Dëshpërimisht" për të mashtruar Belinda Ballukun- për mos të folur- për të mos i tradhtu shokët- për ti thënë mos më hidh- do gjejmë një zgjidhje- po ska zgjidhje, do ta nxjerim nga fundi i detit. Do ta provojmë edhe ti shantazhojmë dhe ti kërcënojmë :" Kur fuqia e prokurorit bie në duart e një njeriu jo të mirë,prokurori bëhet njeriu më i rrezikshëm" (Edi Rama). Ky deklarim i z.Rama është një apel për vetgjyqësi. Strukturat e sigurisë kombëtare dhe ato të NATO-s duhet të veprojnë.
Përpiqu sa të duash o Edi betoni koha plr drejtësi oo troket aq fortë sa që vetëm ti nuk ke vesh për të dëgjuar dhe mënd për ta kuptuar.Masakrat që i ke bërë ti këtij vendi nuk të shpëtojnë dot as neni 193 që i referohesh dhe as vjë në këtë botë. Kthej popullit hapësërat që ju vodhe dhe na zure frymën me betonin qe ke mbjellë.Shumë shpejtë të pafshim edhe ty bashkë balenën e pangopur Ju jeni qeveria më e diskretituar në këto 35 vjet Turp plr Shqiptarët qt votuan në 11 maj për parkamentin analfabet dhe sip dihet rashmë qeverinë më hajdute????????????????????????????????????