TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Qershor 2025, 15:41

Përplasja për emigrantët shqiptarë në Britani, Farage pranon sfidën e Ramës: Mbaje fjalën!

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja për emigrantët shqiptarë në Britani, Farage

Deputeti britanik Nigel Farage ka pranuar sfidën e kryeministrit Rama lidhur me emigrantët e dënuar në Mbretërinë e Bashkuar.

“Do të sigurohemi që Edi Rama të mbajë fjalën”, u shpreh Farage për The Telegraph.

Politikani britanik Nigel Farage, sulmoi ashpër Shqipërinë dhe kreun e qeverisë Rama dhe deklaroi se: “kryeministri shqiptar na përqesh për Brexit-in dhe thotë se Britania është në një vend të errët, duke kërkuar vende ku të hedhë emigrantët”.

Sipas Farage, Rama pretendon se shumë nga ato që themi pas Brexit-it janë ‘krejtësisht të papranueshme, qesharake dhe të turpshme’.

Më pas shtoi me tone ultimative: “Të të them diçka, z. Rama: a e di që një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg? Prandaj trego pak vullnet të mirë dhe merrini të gjithë mbrapsht nesër, sepse kjo është hipokrizi“.

Kjo deklaratë nuk mbeti pa përgjigje. Në një reagim të menjëhershëm dhe plot ironi, Edi Rama u shpreh sa pretendimi i Farage nuk është fakt dhe se kjo është një taktikë tipike nga manuali i pas-Brexit-it “Nëse tingëllon frikshëm, atëherë duhet të jetë e vërtetë”.

Rama i drejtohet deputetit duke i thënë se: “nëse pretendimi yt “një në 50” qëndron — unë personalisht angazhohem t’i marr të gjithë mbrapsht. Kjo nuk është një titull konkurrues, është një premtim publik. Por nëse ajo statistikë e frikshme del të jetë thjesht karburant tabloidesh, nuk të kërkoj ndjesë. Asnjë dramë. Në vend të kësaj, do të vish në Shqipëri — si i ftuari im i nderit”.

Dy ditë më parë kryeministri Rama, në një intervistë për “The Guardian”, kritikoi përpjekjen angleze për të gjetur një vend për emigrantët, ndërkohë Rama ka refuzuar kërkesën e disatë të kryeministrit anglez Starmer, më herët edhe të Rishi Sunak për të hapur kampe refugjatë në Shqipëri, njësoj si Italia.

Lini një Përgjigje