TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Korrik 2025, 17:20

Përplasje me Lapajn për mandatin? Reagon Shabani: Zeqir Kordhonit dhe disa të tjerëve nuk u pëlqeu që Adriatiku s’e mbajti fjalën

Shkruar nga Pamfleti

Përplasje me Lapajn për mandatin? Reagon Shabani: Zeqir Kordhonit dhe

Shabani reagon për “Pamfletin” lidhur me debatin për mandatin në Tiranë...

Një zhvillim i papritur ka ndodhur sot në radhët e koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet”, pasi kandidatët kanë nisur të përplasen mes tyre mbi mandatin e vetëm që u fitua në Tiranë.

“Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” hynë së bashku në zgjedhje, teksa përdorën një strategji ndryshe nga partitë e mëdha. Në listat e mbyllura u futën të afërm dhe familjarë, me paktin që të dorëhiqeshin më pas dhe fituesi i mandateve të vendosej te lista e hapur.

Por sot një prej kandidatëve të listës së mbyllur në Tiranë, Zeqir Kordhoni, pretendon se nuk e ka ditur që ka firmosur për dorëzimin e mandatit dhe po jep sinjale se e kërkon ai mandatin.

Por sinjalet janë se kemi të bëjmë me një përplasje mes Lapajt dhe Shabanit, pasi kandidati në fjalë është i “Nismës Thurje”, madje dhe i afërm i Shabanit. Shkak i sherrit duket se është bërë mosmbajtja e fjalës nga Adriatik Lapaj, i cili premtoi fillimisht se nuk do ta merrte mandatin, por më pas ndryshoi mendje. Nëse ai e refuzonte, mandati i kalonte Shabanit. 

Lidhur me këtë situatë, ka folur për “Pamfletin” kreu i “Nismës Thurje”, Endri Shabani, i cili konfirmoi se ka pakënaqësi që Lapaj nuk e mbajti fjalën, edhe pse shprehet se moralisht mandati i takon atij sepse mori më shumë vota.

Në listat e mbyllura kemi pasur 46 kandidatë, të cilët kanë dhënë dorëheqjen me shkrim. Dorëheqjet janë depozituar në KQZ. Disa prej tyre, përfshirë Zeqir Kordhonin, nuk iu ka pëlqyer që Adriatik Lapaj nuk mbajti fjalën për dorëheqjen dhe kanë ngritur pretendime. Megjithatë, megjithëse i mirëkuptoj, unë mendoj që mandati i takon Adriatikut, pasi ka marrë më shumë vota personale se të tjerët. Premtimi për dorëheqje ka qenë një angazhim personal i tij dhe nuk mund të përdoret si justifikim”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje