Deputeti i PS, Ulsi Manja ka debatuar ashpër ditën e sotme me Ivi Kason e PD gjatë Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Shpërthimi në tone të larta i Ulsi Manjës ka ardhur sepse Ivi Kaso ka ndërhyrë tre herë dhe i ka ndërprerë fjalën teksa ai po fliste.
Manja i ka kërkuar Kasos të ‘mbyll gojën’, ndërsa i është kthyer ashpër me fjalën ‘legen’.
Pjesë nga debati:
Manja: Shoh rendin e ditës këtu, seancë dëgjimore. Tani, që të kthehet në normalitet mbledhja, Prokurori ka raportuar mbi veprimtarinë e tij në komisionin përgjegjës javën e kaluar. Aty u trajtuan të gjitha këto gjëra. Edhe drejtuesi i SPAK-ut do të vijë në datën 3 korrik të raportojë mbi gjendjen e luftës kundër kriminalitetit. Këtu unë mendoj, zoti Gjiknuri dhe zoti Bylykbashi, se i keni thirrur të japin ndonjë rekomandim për punën.
“Gjithçka është në rregull”, u dëgjua të thuhej në sallë.
Manja: Prit ta mbaroj unë. Secili është i lirë këtu. A ka mundësi, procedura? A ka mundësi, zoti Gjiknuri dhe zoti Bylykbashi, t’u referoheni saktë rendit të ditës? Do t’ju kërkoja t’i përmbaheni rendit të ditës. Mbylle gojën, o legen. Mbylle gojën, se të kam dëgjuar fort. A ka mundësi? Sepse vijmë këtu dhe bëjmë gjyqe.
Gjiknuri: I kemi thirrur këtu për çështjet e krimeve zgjedhore. A doni ta kthejmë në një seancë produktive, t’i dëgjojmë?
Ndërkohë në komision është edhe kreu i SPAK, Klodian Braho, që po raporton në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, ku theksoi se mbrojtja e integritetit të zgjedhjeve është një çështje e sundimit të ligjit dhe jo e debatit politik.
Braho bëri të ditur se gjatë periudhës 2021–2026, SPAK ka administruar 233 materiale që lidhen me krimet zgjedhore, nga të cilat 157 janë regjistruar si procedime penale. Vetëm për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 janë administruar 194 sinjalizime dhe kallëzime, ndërsa 46 procedime penale janë regjistruar, një pjesë e të cilave janë nisur me iniciativë të vetë SPAK.
Sipas tij, strategjia e ndjekur në zgjedhjet e vitit 2025 solli një qasje më proaktive, me koordinim më të madh mes SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme, KQZ-së dhe Policisë së Shtetit, duke rritur efektin parandalues ndaj krimit zgjedhor.
Komision mbledhje qellimisht i mbledhur nga frika e protestuesve te Spaku ne oren 10. Keto bukuranet opozitar, nuk ishin ne parlament dje. Spaku qenka i lidhur me Hajdutet e politikes si ky legeni me ato plehrat aty. E degjuat prokurori spakut, asgje nuk fliste. Perralla, me te mira e me vlera jane ato me nastradinin. Se di cfare fliste as vete ai dhe si i hutuar, kryeSpak aiii. Mire ju a ben populli qe ju ofendon, pak eshte duhet me shumeee. Uroj diaspora te vazhdoj protesten, ti japim mesazhin botes, Shqiperia ka diktature si Orhanit qe iku me presh ne duar, edhe Vucic qe po iken. Te zhduket Ramovici pergjithmone dhe te hetohet me hajdutet e tij si ALIBABA kur te iki si pislleku Abibank ne Pish Poro Narta, Zvernec, Sazan. Iken Rama iken klasa politike e qelbur dhe klasa e drejtesise se qelbur ku shqiperia nuk ka nevoje per keto Prokurore qe ka Spaku. Prokurorite kelysha komunistesh jane hetues si filmi vdekja e kalit, pazarxhi.
I kan ik pëllumat