Politike13 Shkurt 2024, 12:36

Përplasjet mes socialistëve, Spiropali: Nuk merrem me luftëra të brendshme!

Shkruar nga Pamfleti
Përplasjet mes socialistëve, Spiropali: Nuk merrem me luftëra
 Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali foli në lidhje me situatën në PS dhe ‘porositë’ që iu la kreu i qeverisë dy ditë më parë në Asamblenë e PS-së.

 Spiropali tha se nuk merret me luftëra të brendshme, kur u pyet nëse brenda forcës së saj politike ka tensione.

Unë nuk merrem me luftëra të brendshme, unë as që nuk i shoh ato dhe nuk di ku janë. Unë merrem me çështje të jashtme, me ata që kanë përballë patjetër me të gjithë etikën dhe respektin për ta si njerëz e kolegë, por duke qëndruar për çështjet e mia dhe për ato që besoj dhe të kësaj qeverie. Preferoj të shkojë të shoh bukuritë e kalasë së Rozafës."-tha ministrja për Eurornews.

E pyetur se nëse do preferonte të qëndronte si drejtuese politike në Shkodër, apo në ndonjë qark tjetër, Spiropali tha:

"Nuk është çështje preferencash por është çështje detyrash. Kam vite që jam në PS. Si më ka shijuar fitorja e Shkodrës dhe e Kamzës nuk më ka shijuar asnjë fushatë tjetër".