Politike21 Shtator 2023, 21:56

Përplasjet në PD, Bardhi del hapur fare: Berisha doli më i fortë nga beteja, ndërsa partia u dobësua

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet në PD, Bardhi del hapur fare: Berisha doli më i

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi pas dy vitesh përplasje me ish-kryeministri Sali Berisha, ka pranuar se ky i fundit ka mbështetjen më të madhe të demokratëve.

Në emisionin “Opinion”, Bardhi tha se beteja kundër Berishës para dy vitesh nisi për të forcuar PD, por rezultoi se u dobësua opozita dhe vet partia.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: A është e vërtet që Berisha doli më i fortë nga kjo. Pra, ju përjashtuat Berishën, por ai doli më i fortë pasi kishte mbështetje më të madhe?

Bardhi: Kjo është krejtësisht e vërtetë. E nisëm betejën për të bërë PD më të fortë, por u dobësua PD dhe opozita. Kishte një pjesë të demokratëve që na dëgjuan ne, nga ata që dëgjuan Berishën dhe nga ata që nuk dëgjuan asnjë palë. Në kushtet ku jemi do të duhet të gjejmë një zgjidhje. Kemi arritur ta bëjmë opozitën funksionale në parlament, nuk kuptoj pse Basha mban një tjetër qëndrim së bashku me disa deputetë.

bardhi berisha