Aktualitet26 Korrik 2023, 17:33

Shkarkimi i ministres Ibrahimaj, Minxhozi: Nuk është lëvizje posti, por ndëshkim nga Rama

Shkruar nga Pamfleti

Shkarkimi i ministres Ibrahimaj, Minxhozi: Nuk është lëvizje

Analisti Skënder Minxhozi e sheh si ndëshkim nga ana e kryeministrit Edi Rama, shkarkimin e ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Në një intervistë për ABC News, Minxhozi u shpreh se mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, duket se do të shoqërohet me tone të ashpra.

“Duket një mbledhje ku ndoshta do të ketë tone të ashpra, ndaj pjesëmarrrësve në të dhe ku Rama dëshiron të flasë i qetë, për të thënë jo vetëm gjëra të bukura, por edhe gjëra të shëmtuara. Është një zhvillim paska suprizë. Ikja e Ibrahimajt, nuk duket një rotacion normal, edhe emërtesën e ka shkarkim, duket një ndëshkim i ministres. Ai ka dalë jashtë formatit edhe të Asamblesë, pasi mund ta kumtonte aty brenda, për më tepër që mbledhja do ishte me dyer të mbyllura, por ka preferuar ta bëjë veçmas këtë akt, që ngjan me një largim jashtë radhe të ministres. Kjo qeveri, pas 2 vite pune, ka ardhur në një moment fiziologjik lëvizjeje.

Ka ndodhur një spostim i Çuçit, me ardhjen e Taulant Ballës në ministrinë e Brendshme. Ndodhemi në mesin e mandatit 4-vjeçar ku normalisht, qeveritë kryenin një gjysmë cikli, për të lëvizur emra në kabinet”, tha Minxhozi.

minxhozi post ibrahimaj rama