Politike21 Shtator 2023, 10:21

'Lëvizja Bashkë' protestë para Parlamentit: Votoni minimumin jetik, është urgjente!

Shkruar nga Pamfleti

'Lëvizja Bashkë' protestë para Parlamentit: Votoni

“Lëvizja Bashkë”, ditën e sotme ka dalë në protestë para Kuvendit të Shqipërisë dhe i kërkojnë depuetëteve të miratojnë minimumin jetik.

Kujtojmë se prej gjashtë muajsh Kuvendi ka përpara projektligjin e minimumit jetik të nënshkruar nga 21.000 qytetarë, dhe përfaqësuesit e saj deklarojnë se minimumin jetik e lkanë premtuar të gjitha palët politike, por sipas tyre, ai është harruar menjëherë sapo kanë ardhur në pushtet.

“Minimumi jetik, është urgjencë!

Prej gjashtë muajsh Kuvendi i Shqipërisë shpërfill vullnetin e 21.000 qytetarëve që kanë nënshkruar projektligjin e minimumit jetik.
Ndërkohë që Shqipëria lëngon nga varfëria dhe braktiset nga rinia, pensionet nuk mundësojnë as mbushjen e barkut, ndihma ekonomike është qesharake dhe pagat janë nga më të ulëtat në Evropë, pushtetarët janë kujtuar t’i dyfishojnë rrogën vetes.

Vendi ynë është i mbërthyer nga korrupsioni dhe zhvatja, nga papërgjegjshmëria dhe krimi, nga mungesa e shtetit zhvillimor e social.

Miratimi i ligjit të minimumit jetik do të ishte oksigjeni ekonomik e social i qindra mijëra bashkëqytetarëve tanë të varfër ose në rrezik varfërimi.

Ai do të kishte efekt të drejtpërdrejtë në rritjen e pensionit minimal, pensioneve të invaliditetit, ndihmës ekonomike, asistencës së papunësisë e pagës minimale, si dhe do të ndikonte në vazhdim rritjen e të gjithë shkallares së pagave e pensioneve për t’iu afruar stadit të jetës së dinjitetshme”, tha njëri prej përfaqësuesve në protestë.

lëvizja bashkë protestë para parlamentit