TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2026, 21:23

Pirro Vengu tenton të imitojë Ramën: Më shumë rëndësi ka çmimi i naftës, jo ku u ul Spiropali!

Shkruar nga Pamfleti

Pirro Vengu tenton të imitojë Ramën: Më shumë

Debatet e fundit duket se kanë trazuar PS. Filizat e rinj që u bënë deputetë pa asnjë kontribut kanë filluar t’i shmangen çështjes, duke imituar Edi Ramën.

Ky i fundit dje ishte i qejfmbetur se përse në media dolën detaje për sherrin e tij me Spiropalin dhe jo çfarë u tha për zhvillimin e vendit.

Lidhur me atë mbledhje ka folur deputeti Pirro Vengu. Ai u pyet në “Vizion Plus” mbi përplasjet me Spiropalin, por bëri të njëjtën gjë si Rama.

Shqipëria ka çështje shumë më jetike sesa hatërmbetja ime apo e dikujt tjetër. Në këtë kontekst rajonal dhe ndërkombëtar, hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi. Ky është një vit sfidash ndërkombëtare dhe na duhet pjekuri kombëtare. Debatet e brendshme janë normale.

S'kam asnjë koment për znj. Spiropali, pasi e konsideroj një çështje të pikëpamjes së saj personale. Sikundër nuk kam asnjë koment për deklaratën e kolegut Braçe për t’u ofruar si kandidat për Tiranën. Nuk ka asgjë të pazakontë që dikush në politikë të jetë i gatshëm për të kandiduar.

Në kontekstin e sfidave aktuale, çfarë është më e rëndësishme për publikun? Ku u ul dikush dhe çfarë tha, apo çfarë punësh po bëhen për qytetarët? Janë më të rëndësishme rritja e çmimeve, nafta, ndikimi i zhvillimeve ndërkombëtare në jetën e përditshme, apo kush është ulur në karrigen e ministrit në mënyrë të përsëritur? Prandaj e konsideroj të pavend zhvendosjen e mbulimit mediatik te detaje periferike”, tha Vengu për “Vizion Plus”.

 

Lini një Përgjigje