Politike 1 Prill 2023, 18:59

“Po abuzojnë me fondet publike”, Berisha akuza qeverisë: Vjedhin 22 mln euro për 1 kilometër rrugë

Shkruar nga Pamfleti

“Po abuzojnë me fondet publike”, Berisha akuza qeverisë:

Ish-kryeministri, Sali Berisha teksa prezantoi kandidatin për kryetarë bashkie të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bulqizën, ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë për shpërdorim të fondeve publike.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi ministren Balluku se ndërton rrugë që kushtojnë 24 mln euro për 1 km, nga të cilat vidhen 22 mln euro, pasi rruga kushton vetëm 2 mln.

Çfarë ndodh në Shqipëri? Pyeteni pak zonjën Balluku që në 8 vite në këtë rreth në këtë qark nuk tregon dot një rrugë të përfunduar. Ndërton 1 km rrugë me 24 mln euro, ajo kushton 2 mln, vjedhin 22 milionë dhe kjo është e vërteta. Ajo ndërton rrugët anësore me një çmim 2.5 herë më të lartë sesa vetë autostrada. Ato ndërtojnë shkolla  6 mln euro në një kohë kur shkolla kushton 700 mijë euro. Këto kohë drejtoria e përgjithshme e policisë merrte me qira një numër të madh makinash 30 mijë euro për 4 vite, 30 mijë euro kushtonte secila prej këtyre makinave nëse blihej. Po ca bëhet kështu? Këta ndajnë paratë me pronarët e makinave, si ka mundësi të paguash qira aq saç e blen të re”, tha Berisha.

Gjithashtu Berisha akuzoi Ballukun se abuzon edhe me energjinë elektrike, sipas tij qeveria zbraz digat gjatë verës dhe më pas e blenë energjinë  

Pyeteni këtë zonjë Balluku, pse ti zbraz digat në verë. Digat e kaskadës që është ligj. Në verë je i detyruar të ruash nivelin më të lartë të tyre, sepse vjeshta është stinë kritike dhe nëse ti i zbraz digat do të blesh çmim me 3-4 herë më të shtrenjtë. Por i zbrazin dhe ja shesin sekserëve të tyre kompani private shqiptare me 20-30 euro kilovatin. Këto kompani të tyre e shesin në bursë me 150 euro”, u shpreh Berisha.

berisha akuza qeverisë