Politike 1 Prill 2023, 14:16

Premtimet e Ramës për rritjen e pagës , Pampuri: Është shkelje e hapur e ligjit

Shkruar nga Pamfleti

Premtimet e Ramës për rritjen e pagës , Pampuri: Është

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka  thënë se premtimet e Ramës gjatë fushatës zgjedhore për rritje të pagës mesatare dhe të shpërblimit lëmoshë për pensionistët, prej 5 mijë lekë, janë  në shkelje të Kodit Zgjedhor, të gjitha instruksioneve që ka dhënë OSBE-ODHIR.

Ajo theksoi se është e paprecedentë të thuhet se po rrisim pagën minimale, për sa kohë nuk je në gjendje të përllogarisësh minimumin jetik. Ajo deklaroi se duhen marrë masa për shkeljen e ligjit nga kryeministri Rama dhe qeveria e tij.

“Është në shkelje të Kodit Zgjedhor, të gjitha instruksioneve që ka dhënë OSBE-ODHIR.

Është e paprecedentë të vijosh të luash me këtë lloj fjalimi që do rrisim pagën minimale, për sa kohë nuk je në gjendje të përllogarisësh minimumin jetik. Se di ku bazohet kryeministri, është premtim elektoral dhe është një shkelje e pastër e Kodit Zgjedhor. Absolutisht që duhet të merren masa.

Ne do të ngremë zërin si deputetë të PD-së, ligji duhet të veprojë, është shkelje e hapur e ligjit. E parashikon Kodi Zgjedhor që para fushate nuk duhet të bëhen premtime elektorale. Rama dhe qeveria e tij kanë shkelur ligjin, të merren masa për shkeljen e ligjit nga kryeministri Rama dhe qeveria e tij”, tha Oriola Pamuri.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vetëm një muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit, premtoi rritje të pagës mesatare, ndërsa foli për një shifër 900 euro. Ai tha në një komunikim me gazetarët se pensionistëve në prill do iu jepet 5 mijë lekë të reja plus pensionin e tyre.

pd kqz premtime elektorale