
Enkelejd Alibeaj ka akuzuar Sali Berishën se po mban peng selinë e PD, duke e kthyer në një seli skllavërie. Kreu në detyrë i PD u ndal sot në Vlorë, ku kërkoi votën për këshillin bashkiak, pasi sa i takon bashkisë nuk doli me kandidat.
“Sali Berisha e ka zaptuar selinë e Partisë Demokratike, ia pranuam dhe këtë, për hir të nevojës së demokratëve për të dalë të bashkuar në zgjedhje. Por Sali Berisha nuk jep, ai di vetëm të marrë. Demokratët i kanë dhënë shumë, i kanë dhënë tepër, e kanë bërë dy herë president, e kanë bërë dy herë kryeministër. Në këmbim, Sali Berisha ua refuzoi demokratëve me qëndrimin e tij, mundësinë për të marrë pushtetin në të paktën gjysmën e bashkive të vendit dhe duke çuar kështu Partinë Demokratike të bashkuar. Të bashkohej rreth kandidatëve unik në zgjedhje. Duket pra, Sali Berisha nuk jep, vetëm merr. Ai kërkon t’i marrë me vete të gjithë demokratët dhe t’i çojë nën sqetullën e hallexhiut tjetër Ilir Metaj. Për t’i çuar demokratët tek shtëpia e skllavërisë. Ajo atje është shtëpia e skllavërisë. Unë pyes, përse? Sepse hallexhinjtë janë bërë bashkë për t’u mbrojtur nga drejtësia dhe Amerika”, tha ai.
Sipas Alibeajt, Berisha është pengesë për të shkruar drejt Perëndimit. Ai deklaroi se me të nuk mund të ketë Euroatlantizëm.
“Do të shkojnë në lindje apo në perëndim. A duan ta sakrifikojnë partinë për kryetarin, apo ta mbajnë pa atë ish-kryetarin, liderin historik dhe ta sjellin PD në qeverisje. A duan Berishizmin apo euroatlantizmin. Unë di fare mire, se si ka qene PD këtu 10-12 vite më parë se ka qenë i deleguar dhe shoh vetëm fytyra të reja, njerëz të rinj që duan Vlorën që janë patriot. E kuptojnë që ndarja është e madhe. Duam Euroatlantizmin sepse duam Shqipërinë, duam të ardhmen, perëndimin, duam Vlorën, duam familjet tona. Kjo është ndarja madhe që kemi bërë sot. Ndaj miq doja të ju falenderoja nga zemra për këtë pritje, por mbi të gjitha për entuziazmin dhe frymën e re që i ka munguar PD”, tha ai.
Lini një Përgjigje