Politike 1 Prill 2023, 12:41

Skavica dhe vjedhja me Rrugën e Arbrit; “varri” që po i bën Dibrës Rama me Belinda Ballukun

Shkruar nga Pamfleti
Skavica dhe vjedhja me Rrugën e Arbrit; “varri” që po i
Sali Berisha

Ish-kryeministri Berisha ishte sot në Dibër ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Islam Ukën. Gjatë fjalës së tij pas rrogave, pensioneve dhe vjedhjeve, Berisha u ndal te HEC-i i Skavicës, ku e cilësuar aferë korruptive. Më tej, lideri i demokratëve deklaroi se kompania amerikane po shet aksionet.

“Janë vërsulur të mbysin Dibrën. Skavica është varri i Dibrës. A do pranojmë ne të bëhemi mortorë në varrimin e saj? Të largosh 20 mijë banorë, çfarë mbetet në Dibër? E gjitha vepër korrupsioni, e gjitha vepër hajnie. Projekt i Enver Hoxhës. Por diktatori e kishte mbyllur nga të katër anët Shqipërinë dhe bëri digat. Dibrën vendosi ta çoj në Hoxharë.

Megjithatë nuk guxoi. Përmbysi fshatra të mrekullueshëm, por ajo që përmbyste më shumë ishte Skavica. U ndal. Një vend i lirë, që ka mundësi me erë dhe diell, të shkojë dhe të përmbysë 32 fshatra, të përmbysë një krahinë, duhet të jesh pa asnjë ndjenjë njerëzore ose nuk duhet të jesh normal nga kapacitetet mendore të marrësh një vendim të tillë.

Afera e Skavicës është një aferë korruptive. I kërkoj kompanisë Bechtel sepse është kontratë pa garë dhe këto kontrata pa garë janë korruptive. Tani po shet aksionet, i bëj thirrje qeverisë britanikë të mos lejojë kompanitë britanike të blejnë aksione. Sepse Dibra nuk mund të varroset. Dibra do ecë në shekuj dhe mijëvjeçarë e lirë!Berisha: Afera e Skavicës është një aferë korruptive, Dibra nuk mund të varroset” tha ai.

Berisha nga Dibra akuzoi gjithashtu edhe  zv/kryeministren Belinda Balluku e cila është drejtuese politike socialiste në këtë qark, për shpenzimet e luksit dhe rrugën e Arbrit.

Vonesa për rrugën e Arbrit sipas ish-kryeministrit lidhet me faktin që qeveria socialiste nuk bëri dot pazar me kompaninë që i paralajmëroi se tuneli i Murrizit nuk mund të shpohet në atë nivel.

“Babëzi” Balluku ulet në tryezë dhe porosit biftekun sa një ka, një mijë euro. Po njeriu ka një sens. Njeriu publik ka një sens dhe ka një ndjeshmëri ndaj atij që qeveris. Qytetarëve. Niset jashtë shtetit me 22 milionë euro. Ku i çon? Çfarë i bën? Vinte tjera në Dibër me helikopter (Xhaçka). Këto nuk kanë lidhje me ju. Këta urrejnë socialistët dhe demokratët.Nisën rrugën e Arbrit, e lamë gati, ku është? Çfarë ndodh? Ndoqën projektin e vjetër, tuneli i Murrizit nuk mund të shpohej. Kompani ndër më seriozet se rruga do të ishte përfunduar sepse ne ndërtuam 32 km. Kompania daneze na tha nëse shponi do të bini në zhavorr dhe ujë. Këta e përzunë kompaninë që dha siguri sepse nuk bënë dot pazare” tha ai.

balluku rama berisha