Kryeministri tha se zonja Sala “ka spikatur si akademike, mjeke dhe drejtuese në disa prej universiteteve dhe qendrave më të njohura spitalore të botës”.
Kryeministri Edi Rama po prezanton këtë të shtunë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ministren e re të Shëndetësisë, Evis Sala.
Evis Sala ka marrë detyrën e ministres së Shëndetësisë në kabinetin "Rama 4" dhe sot u prezantua në ambientet e QSUT.
Kryeministri tha se zonja Sala “ka spikatur si akademike, mjeke dhe drejtuese në disa prej universiteteve dhe qendrave më të njohura spitalore të botës”.
Teksa renditi sfidat e saj, Sala me fjalët e eprorit të saj, Edi Rama, tha se do të dixhitalizoj mjeksinë në Shqipëri me Inteligjencë Artificiale.
“Për mua sot është ditë shumë emocionuese. Rikthehem në një vend ku kam studiuar. Kur erdha në mëngjes u surprizova për mirë dhe duke parë ndryshimet i thashë vetes është më mirë se në shumë vende ku kam punuar. Është një sfidë e madhe por ata që më njohin e dinë që i pëlqej sfidat. Megjithatë sfidat i kam përballuar gjithnjë me ekip, kur është ekipi i mirë edhe puna e shefit është e mirë.
Ajo ku unë do e fokusoj punën time është, mendoj që është shumë e rëndësishme rimbursimi i barnave onkologjike, është e papranueshme për ne si vend europian. Mendoj që përputhet dhe me vizionin e kryeministrit. Kyç është dhe riorganizimi i shërbimit diagnostik, nuk mundet që një spital të mbingarkohet nga pacientë që mund të diagnostikohen në pak minuta.
Shqiptarët janë kreativ, prandaj nuk ka pse të mos përdorim burimet që kemi. Edhe digjitalizimi është i interes i madh për mua sepse duhet për futjen e inteligjencës artificiale që ndihmon në mbarëvajtjen e shëndetësisë. Do krijohen disa ekipe që patjetër duhen në spitalet shtetërore, nuk është se nuk kanë aftësi mjekër dhe nëse nuk kanë aftësi do ti trajnojmë.
Gjithashtu do mbyllim rrjedhjen e mjekëve të rinj. Universiteti jonë i mjekësisë nxjerr mjekë shumë të mirë dhe nuk ka arsye pse mjekët tanë të rinj që i kanë kaluar hapat këtu të shkojnë e të punojnë jashtë”, u shpreh ministrja e re e shëndetësisë.
Akoma nuk e ka kuptuar çfarë I ka bërë vetes????????????
Po kjo te na thote nje here pse iku per vete kaq kohe??
Shpresoj te rezistoje te pakten 1 vit me RamaDiellin dhe klientelen e tij…