
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar pas lajmit për fillimin e punimeve për ndërtimin e një kulle në qendër të Tiranës, në një hapësirë lulishteje. Ai tha se askush nuk e mori seriozisht denoncimin e bërë 10 muaj më parë për shkatërrimin e lulishtes së fundit në Tiranë.
"10 muaj më parë kur denoncova shkatërrimin e lulishtes së fundit në Tiranë, shumëkush nuk e mori seriozisht.
Nga sot, zyrtarisht fëmijët dhe nënat e shumta që frekuentonin këtë lulishte, nuk do ta kenë më as ishullin e fundit të gjelbër brenda perimetrit urban të Tiranës.
Erion Veliaj ky armik i qytetit tonë, ky hajdut i taksave dhe hapësirave tona publike, shumë shpejt do duhet të dalë përpara drejtësisë”, shkruan Këlliçi në Facebook.
Lini një Përgjigje