Politike11 Dhjetor 2023, 22:24

“PS ka bërë më keq se PD kur ka qenë në pozitë”, Tabaku: Qeverinë e kemi “mundur” me debat, jo me dhunë

Shkruar nga Pamfleti

“PS ka bërë më keq se PD kur ka qenë në

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka folur në lidhje me situatën aktuale në Kuvend ku u shpreh se PS ka bërë edhe më keq kur ka qenë në opozitë në Parlament.

Sipas saj situata nuk është normale dhe është agravuar pasi nuk po përfundon. Ajo shprehet se nëse opozita nuk ka hapësirë parlamentare nuk ka se ku të ushtrojë funksionin e saj.

PS ka bërë edhe më keq kur ka qenë në opozitë. Nuk është normale situata në parlament. Edhe Arta Marku është betuar dhe votuar me çadër dhe flakë. Tashmë është më konfliktuale situata në kuvend sepse nuk po del në përfundim.

Nëse nuk kemi hapësira parlamentare, debat dhe ide, ku do a ushtrojmë përballjen tonë. E kemi vendosur në pozitë më të vështirë qeverinë me debat dhe ide, jo me forcë. E kemi vendosur përballë përgjegjësisë me drogë, komisionin hetimore të inceneratorëve dhe me PPP-të”, tha Tabaku në “Ora News”.

jorida tabaku pd