TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Prill 2023, 20:06

PS nis fushatën, Balla me Velijan prezantojnë kandidatët; Rama nuk ndal premtimet për rritje pagash

Shkruar nga Pamfleti

PS nis fushatën, Balla me Velijan prezantojnë kandidatët; Rama

Partia Socialiste ka nisur sot zyrtarisht fushatën elektorale. Në Tiranë dhe në Fier janë prezantuar kandidatët për këshillat bashkiakë. Në Tiranë ishte Erion Veliaj që bëri prezantimin, ndërsa në Fier ishte drejtuesi i qarkut Taulant Balla. Ajo që bie në sy është se kryeministri Rama është më i tërhequr.

Por duket se ai po punon në qeveri për të marrë votat, pasi ka disa ditë që takon mësues dhe mjekë dhe premton vetëm rritje pagash. Sot ai takoi mjekët dhe ja u bëri shesh me lule duke premtuar paga më të larta.

Sa i takon kandidatëve të Tiranës, Veliaj premtoi me kërshëri të gjithë emrat, ndonëse në fakt janë njerëz që Rama po i heq nga ministritë dhe po i ngec në këshillin bashkiak.

 “Qoftë largu’ apo ‘larg qofti’, quajeni si të doni, na thoshte na jepni votën që t’i hapim luftë Amerikës. Për të gjithë ata që janë të djathtë u bëj një thirrje: jo vetëm që ne nuk e braktisim detyrën, jo vetëm që nuk gënjejmë, me tram e me çudira të tjera”, tha Veliaj dukie sulmur Berishën.

Të njëjtën gjë bëri edhe Taulant Balla nga Fieri. “PS pret rezultate pozitive në Fier. Në Fier PD ka qeverisur edhe në bashki, dhe do na duhet punë e madhe për të gjitha ato pisllëqe që lanë pas. Do vazhdojmë të krijojmë hapësira publike. Transformimi i qytetit do të vijojë. Do vazhdojmë me të gjitha njësitë, sepse Fier mos të jetë thjesht me një qendër në qytet, por në çdo njësi. Kur mu besua Fieri, isha shumë me dëshirë, sepse nuk ka socialist që nuk do ta drejtojë të paktën njëherë Fierin, kryeqytetin e socialistëve”, tha Balla.

rama veliaj balla fushate

Lini një Përgjigje